Deklarate per mediat dhene nga Sekretari i Pergjithshem i LSI Z. Petrit Vasili

Deklarate per mediat dhene nga Sekretari i Pergjithshem i LSI Z. Petrit Vasili

” Deklarate per mediat dhene nga Sekretari i Pergjithshem i LSI Z. Petrit Vasili LSI pasi priti me korrektese dhe qetesi rezultatet zyrtare te mbi 90 % te njesive vendore ka sot kenaqesine qe te afirmoje publikisht se LSI eshte perfundimisht nje prej tre forcave te medha politike ne Shqiperi.

Rezultati i LSI eshte demostrim i qarte i qendrueshmerise politike dhe elektorale te padiskutueshme te saj dhe rritja e saj e vazhdueshme dhe e rendesishme e shenuar ne keto zgjedhje jane prove e pranimit te gjere qe elektorati shqiptare i ka bere programit dhe filozofise se LSI per nje politike te re dhe qe integron vendin ne Europe.

Fitorja e LSI ne bashki te medha si Lezha Lushnja si dhe atyre te PatositUres Vajgurore e Corovodes si dhe fitorja ne te dy njesite bashkiake ku ajo kandidoi ne Tirane ne njesine 9 dhe 6 ku vecanerisht ne njesine 9 u permbys teresisht rezultati i 3 korrikut ishin tregues te shkelqyer te forces politike dhe elektorale te LSI.

Per LSI zhvillimi i ketyre zgjedhjeve te konsideruara si test vendimtar per Shqiperine dhe vleresimet shqetesuese teper negative per to nga OSBE-ODIHR   si certifikuesit e natyrshem te procesit te cilat i konsideruan ato nje shans te humbur ishin konfirmim i shqetesimeve te thella qe ne vazhdimesi ishin bere publike prej LSI qe ne nentor te 2005 dhe qe paralameruan me kohe krizen e thelle te sistemit zgjedhor ne Shqiperi.

Duke vleresuar kritike situaten  e reformes zgjedhore ne Shqiperi LSI po punon intensivisht per perfundimin e platformes kombetare per reformen zgjedhore draft per te cilin po punojne nje grup i shkelqyer juristesh dhe qe do te vere perpara te gjithe politikes shqiptare por edhe opinionit publik te gjere shqiptar dhe te huaj zgjidhjen e kryeceshtjes se shqiptareve qe jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Pushtetet fiktive te lindura nga vota e vjedhur dhe e tjetersuar sigurisht qe do te gjenerojne kriza shumeplaneshe ne Shqiperi te cilat kulmojne me krizen aktuale ekonomike dhe te investimeve qe po rrenojne shqiptaret dhe po thellojne varferine e tyre.

Gjithashtu kriza e sistemit zgjedhor dhe e qeverisjes se keqe po prodhon ambiente shume te favorshme per krimin e organizuar dhe pastrimin e parave te pista qe gjenerojne  pushtete gjithashtu te pista te cilat kane shqetesuar seriozisht edhe Departamentin e Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes i cili  ka bere publike situaten e renduar te pastrimit te parave te pista ne Shqiperi gjate viti 2006 dhe kontrollin teper te dobet te qeverise Berisha ndaj ketij procesi criminal situate qe kontraston dukshem me perbetimet spektalokare PD dhe Berishes perpara 3 korrikut per luften e paepur te tyre ndaj ketyre fenomeneve.

Z. Vasili LSI është duke punuar për një reformë të thellë zgjedhore a ka konsenusin LSI-ja të partive të tjera për këtë reformë.

Ju jeni të njohur që drafti paraprak me elementët shumë të rëndësishme të kësaj reforme është përpunuar që Nëntorin e 2005. Zhvillimet politike dhe elektorale gjithë kjo ecuri negative qoftë në planin politik por edhe atë teknik të administrimit të numërimit të votave të  zgjedhjeve lokale të 2007 ishte një  dëshmi e mëtejshme për pasurimin e këtij drafti me elementet e reja. Sigurisht që ky dradft ku LSI-ja është një promotore dhe nismëtare do të ket edhe konsensuin e gjërë të opozitës së majtë pra do të mbështetet gjërësisht nga partit e majta. Sigurisht që ky draft kërkon konsensusin edhe të pozitës dhe për këtë arsye nuk mendoj se kjo pozitë që është e ndëshkuar në mënyrë spektakolare nga zgjedhjet e 18 shkurtit por edhe si pasoj e mos manaxhimit të mirë të gjithë këtij procesi zgjedhor do të guxonte që të mos jepte konsensusin për ripërtëritjen e institucioneve që mbrojnë votën dhe vullnetin e qytetarëve shqiptar të cilat janë rënuar plotësisht. Këto nuk jan vetëm vlerësimet tona për fat të mirë kan zgjuar edhe shqetësimin e institucioneve ndërkombëtare të cilët në një far mënyre nuk qen shqetësuar sa ne në fundin e 2005 dhe besoj  se ky sinkron politik I gjithë anshëm për të bër një reformë të thellë zgjedhore besoj se nuk ka asnjë arsye për të mos gjetur konsensusin e pozitës dhe të mazhorancës aktuale e cila në rastë të kundërt mund të vetëpërjashtohej përfundimisht politikisht nga skena politike shqiptare.

Z. Vasili LSI-ja I shtohet atyre zërave brënda së majtës që do japim konsensusin për qeverin e re pa Berishën në krye?

Ky konfigurimi I kabinetit Berisha është një rikonfigurim I bër nga deputet dhe nga forca politike që kan dal nga dushku. Ky do riprodhoj një qeveri të re të një krize akoma dhe më të thellë dhe kycci I gjithë zgjedhjve të problemeve tona është rikthimi I pushteteve ligjitime. Kjo që po ndodh është një ripërzjerje e një supe jo legjitime e gatuar në dushkun e 2005 dhe që duhet riformatur totalisht.

0x323030372d30332d3033 13:9)”