Deklarate per mediat dhene nga Nenkryetarja e LSI Filloreta Kodra

Deklarate per mediat dhene nga Nenkryetarja e LSI Filloreta Kodra

” Deklarate per mediat dhene nga Nenkryetarja e LSI Filloreta Kodra Levizja Socialiste per Integrim vlereson se menyra dhe filozofia e ndjekur nga PD dhe Berisha per realizimin e ndryshimeve ne qeveri jane nje perpjekje per largimin e vemendjes se qytetareve nga rezultatet shume te dobta ne qeverisjen e vendit.
Fitorja e opozites se majte ne zgjedhjet e 18 shkurtit eshte nje pergjigje e drejtperdrejte e qytetareve per menyren e keqe te qeverisjs se vendit.
Perfshirja e drejtperdrejte e qeverise ne fushaten elektorale qe sapo perfundoi duke abuzuar pa kufi me detyrat shteterore eshte nje shembull i qarte i modelit parti-shtet qe po aplikohet  nga maxhoranca aktuale
Rritja e vazhdueshme e cmimeve dhe rritja e rrezikeshme e inflacionit jane pasoje e drejtperdrejte e paralizimit te qeverisjes se vendit per shkak te angazhimit total te qeverise per te fituar zgjedhjet me cdo kusht.
Kriza e rende energjitike qe vazhdon te jete e pranishme dhe pa asnje rruge zgjidhje ka bere qe cmimet ne muajin janar te jene rritur 29 perqind duke e cuar inflacionin ne 3 per qind qe ne fillim te vitit  dhe duke bere te paparashikueshem ecurine e ketij treguesi per vitin ne vazhdim  gje qe kercenon seriozisht stabilitetin makroekonomik te vendit.
Financimi i paligjshem i investimeve publike duke dhene paradhenie ne menyre teresisht klienteliste dhe duke raportuar realizim fiktiv te tyre ka bere qe praktikisht keto investime te mbeten te parealizuara dhe shqiptaret te mos shikojne asnje km rruge te re apo ujesjelles te perfunduar.
Ne kete fryme abuzimi dhe shkelje te hapur te ligjit ishte edhe Inaugurimi i punimeve ne rrugen Levan-Vlore qe me shume se skandal elektoral i kryeministrit ishte nje dhunim i hapur i ligjit nga ana e tij.

Ndryshimet e priteshme ne qeveri kane bllokuar plotesisht punen e administrates ne institucionet qeveritare duke ulur ndjeshem performancen tashme te kompromentuar te qeverisjes . Frika nga pushimet e mundeshme qe jane bere nje praktike e zakoneshme qeverisese kane paralizuar administraten publike duke thelluar me teper problemet ne qeverisjen e vendit.

LSI i kujton opinionit publik shqiptar se megjithe perpjekjet  e panderprera per cenimin e pavaresise se  institucioneve dhe keqmenaxhimin sistematik kjo qeveri nuk mund te ndaloje perparimin e vendit dhe besimin  e shqiptareve ne shtetin ligjor.

Rrezimi nga Gjykata Kushtetuese i vendimit te qeverise per ndryshimet ne ligjin per shperblimin  e ish ushtarakeve duke e cuar ne shtate numrin e vendimeve qe kjo gjykate ka miratuar ne dem te qeverise shqiptare eshte shembull evident i abuzimit me ligjin dhe diskriminimit perzgjedhes te qeverise ndaj shtresave te caktuara te popullsise.

0x323030372d30332d3032 13:13)”