Deklaratë për median e Kryetarit të LSI z. Ilir Meta

Deklaratë për median e Kryetarit të LSI z. Ilir Meta

Deklaratë për median e Kryetarit të LSI z. Ilir Meta

 Një hap madhor në rrugën drejt integrimit të plotë evropian

 

Deklarata për median e Kryetarit të LSI z. Ilir Meta

Është  një kënaqësie e veçantë që në emër të LSI të shpreh mirënjohjen më të thellë për Parlamentin Evropian për të gjithë eurodeputetët dhe grupet parlamentare e në veçanti për socialistët dhe socialdemokratët europianë që votuan në favor të liberalizmit të vizave për vëndin tonë.

Me këtë rast të përshëndes të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë moment kaq të rëndësishëm ku tashmë kemi mbërritur ku në pak javë ky proces do të mbyllet përfundimisht dhe brenda këtij viti sikurse kemi theksuar dhe premtuar vazhdimisht qytetarëve të Shqipërisë që kanë pasaportë biometrike do të kenë mundësinë të udhëtojnë si të gjithë qytetarët evropianë në hapësirën Shengen. Kjo është arritje e madhe historike sepse kemi qenë vëndi më i izoluar i Evropës dhe sot kemi hedhur një hap tjetër madhor në rrugën drejt integrimit evropian.

Dua të shpreh falënderimin tim për të gjithë ata që janë përfshirë në një proces madhor sikurse ishte përmbushja e detyrimeve dhe e standardeve që përcaktonte udhërrëfyesi i KE për liberalizmin e vizave. Në këtë përpjekje madhore  kanë qenë me qindra ligje vendime qeverie akte të tjera nënligjore dhe investime me dhjetëra milionë euro që janë bërë për të arritur standartet e BE  garantuar sigurinë e kufijve tanë dhe të dokumentave të qytetarëve tanë duke shënuar një progres të vecantë në luftën kundër krimit të organizuar.

Ky mesazh i qartë i Parlamentit Evropian sikurse ishte premtuar edhe më pare tregon se procesi ka ecur me përpikëri të plotë se qeveria por edhe institucionet e tjera kanë përmbushur axhendën e bërë publike që me krijimin e Qeverisë së Integrimit të gjitha detyrimet.

Falënderoj në mënyrë të veçantë edhe përfaqësuesit e LSI kudo ku ata kanë kontribuar në të gjitha fushat e udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave edhe të plotësimit të pyetësorit të KE. 

Me këtë rast shpreh dhe një herë tjetër krenarinë për vendimin e marrë për krijimin e koalicionit për integrimin e vendit ku natyrisht një angazhim madhor në një plan afatshkurtër ka qenë pikërisht liberalizmi i vizave dhe plotësimi i detyrimeve të Qeverisë dhe të vendit në këtë drejtim.

Natyrisht sfida të tjera janë përpara dhe ne jemi të bindur se do ti përmbushim me përgjegjësi maksimale. Në këtë moment madhor rifitoj edhe një herë lidershipin e opozitës që të reflektojë për të dhënë kontributet në këtë proces dhe të mos mohojë punën që është bërë sepse ajo nuk ka qenë thjeshtë dhe vetëm premtimi i mbajtur i Qeverisë së Integrimit por ka qenë puna e qindra mijra specialistëve të administratës publike të angazhuar.

Mbi të gjitha kjo është një aspiratë e gjithë shqiptarëve pa dallime partiake dhe politike.

0x323031302d31302d3037 16:14)