Deklarate per media nga Nënkryetarja e LSI Filloreta Kodra

Deklarate per media nga Nënkryetarja e LSI Filloreta Kodra

” Deklarate per media nga Nënkryetarja e LSI Filloreta Kodra Lëvizja Socialiste për integrim konsideron të rëndësishme nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit nga Parlamenti Europian si dhe një mbështetje për vazhdimësinë e demokratizimit si dhe zhvillimin e rritjen ekonomike të vendit. Ky akt është një sinjal i  qartë i  Europës për seriozitet ne zbatimin e angazhimeve elektorale dhe programit qeverisës nga ana e maxhorances ndonëse teknikisht negocimi i  marrëveshjes ka përfunduar që në muajin Maj 2005.

LSI i  tërheq vëmendjen qeverisë se nënshkrimi i  Marëveshjes së Stabilizim Asocimit nuk është favor që jepet për merita e preferenca të vecanta por një angazhim serioz me detyra të përcaktuara qartë për tu zbatuar dhe nje vleresim i  nje procesi politikoqeverises te zhvilluar ne vite dhe nga maxhoranca te ndryshme.

Lëvizja Socialiste për i ntegrim konstaton me shqetësim se premtimet elektorale dhe programi qeverisës për qeverisjen e vogël dhe reformimin administrates publike si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve kanë dështuar

Realiteti shqiptar po provon në mënyre dramatikë çdo ditë e më qartë demagogjinë e kryeministrit për luftën kundër korrupsionit dhe faktet për këtë janë të shumta dhe nuk i  kanë shpëtuar edhe vëmendjes së Parlamentit Europian në seancën e djeshme .

Vlerësimi më i  fundit i  Bankës Botërore tregon qarte se qeverisja aktuale ka përkeqësuar performancën e Shqipërisë për nxitjen e biznesit duke e ulur atë pesë vende më poshtë në krahasim me një vit më pare.

Rritja e dukshme e nivelit të kontrabandës sipas pohimeve të vetë qeverisë dhe paaftësia e niveli i  lartë i  korrupsionit në dogana janë i ndikatore të deshtimit të plotë të maxhorancës dhe premtimeve të saj në këtë fushë shumë të rëndësishme.

Gjatë qeverisjes një vjecare monopolet jo vetëm që nuk janë luftuar por po  fuqizohen e bashkëpunojnë duke i  zënë frymën  gjithë ekonomisë e duke u bere gjithashtu nje shqetesim i  gjere edhe per te gjithe opinionin public e shoqerine civile.

Rritja e çmimeve e shoqëruar me rritjen e i nflacionit ka përkeqësuar nivelin e jetesës për të gjithë shqiptarët e vecanerisht ka bere kritike situaten per shtresat ne nevoje si pensionistet etj.

Po bëhet shqetësues  kërcënimi dhe klima mbytëse ndaj biznesëve për arsye politike nga ana e qeverisë se PD nëpërmjet masave administrative e financiare abuzive dhe në mungësë të plotë të trasparencës.

Kufizimi i  lirisë së mediave përmes presioneve të të gjitha llojëve përbëjnë një shqëtësim të madh që shqipatrët kishin menduar se e kishin lënë pas dhe njëkohësisht akoma më kritike bëhet situata kur edhe Parlamenti Europian shprehu hapur shqetësimin e tij të thellë për këtë çështje dhe rikthimin në skenën e shoqërisë shqiptare të tendencave represive ndaj fjalës së lirë si në periudhën e viteve 1992-97.

0x323030362d30392d3037 14:34)”