Deklaratë për media nga Kryetari i KDK

Deklaratë për media nga Kryetari i KDK

Deklaratë për media nga Kryetari i KDK z.Edmond Haxhinasto

Dëshiroj të komunikoj para jush disa shqetësime në rritje që kanë të bëjnë me proçesin e numërimit të votave.
E kemi thënë disa herë në daljet tona publike që jemi në fazën më të rëndësishme të procesit zgjedhor. Proçesi i numërimit  të votave është pjesa themelore esenciale e proçesit normal zgjedhor prandaj duhet t’i përmbahemi standarteve të cilat garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Kështu konkretisht ne kemi shqetësime me rezultate krejtësisht absurde në disa qëndra votimi kryesisht në qarkun e Fierit konkretisht në KZAZ-të 19 20 dhe 23 ku ka disa rezultate absurde prej 0 votash. Ndërkohë që aty kemi një prezencë substanciale të antarsisë së LSI-së dhe vetë familjarëve të kandidatëve të cilët kandidojnë në atë zonë. Po kështu një problem tjetër shqetësues është vënë re në njësinë n.1 në Tiranë ku është vënë re fenomeni ku në kutitë e votimit në shumicën e tyre ka rreth 30-40 fletë votimi të pashkruara dhe ka pasur përpjekje që ato të ndahen 50 me 50 midis PD dhe PS dhe sigurisht arsyeja pse bëhet kjo është evidente për të patur një rritje artificiale të tyre në krahasim me partitë e tjera që konkurrojnë aty sigurisht në raportin e përqindjes që kanë këto parti PD dhe PS  me partitë e tjera. Ne do të bëjmë të qartë se për çdo rast të tillë për çdo parregullsi që kemi vënë re do bëjmë ankesën ligjore përkatëse dhe sigurisht ata persona që janë përgjegjës për këto parregullsi do të vendosen para drejtësisë. E theksoj dhe njëherë që jemi në një fazë të rëndësishme thelbësore të proçesit zgjedhor fazë e cila mund të ndikojë ndjeshëm rezultatet e zgjedhjeve. Prandaj të gjitha forcat politike përfaqsuesit e tyre nëpër komisione vëzhgues numërues duhet të jenë të qartë që në këto zgjedhje nuk fiton një forcë politike por fiton Shqipëria dhe standardet zgjedhore. Tashme kanë ardhur të qarta sinjalet nga të gjithë partnerët tonë Ndërkombëtarë ata që na monitorojnë me shumë vëmëndje për problematikat që kanë pasur këto zgjedhje dhe duhet domosdoshmërisht të refelktojmë e të tregojmë përgjegjësi dhe të mos shkelim ato pak standarde që kemi arritur në mënyrë që të mos trajtohemi si vend problematik për zhvillimin e zgjedhjeve.
 
Pyetje: Koalicion me të majtën apo të djathtën
 
Kjo është çështje që në mënyrë absolute nuk diskutohet tani. E gjithë vëmendja jonë përqëndrohet në përfundimin e proçesit zgjedhor deri sa të mbyllet proçesi zgjedhor dhe të hapet kutia e fundit e votimit dhe të kemi një rezultat përfundimtar vetëm atëherë duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve ne do të fillojmë të bëjmë vlerësimin e tij dhe të mendojmë për gjërat e tjera që kanë të bëjnë me mandatet përkatëse që do marrim.  

 

0x323030392d30372d3031 08:05)