Deklaratë për Media nga Anëtari i Kryesisë dhe Drejtori i Informacionit në LSI

Deklaratë për Media nga Anëtari i Kryesisë dhe Drejtori i Informacionit në LSI

Deklaratë për Media nga Anëtari i Kryesisë dhe Drejtori i Informacionit në LSI z.Dritan Ylli Lëvizja Socialiste për Integrim në koherencë të plotë dhe në zbatim të vendimeve që Kryesia e LSI mori në mbledhjen e saj të datës 2 Korrik po vazhdon procesin e dokumentimit dhe të evidentimit të parregullsive të procesit të administrimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vijojë edhe me ankimimet përkatëse për të gjithë ato zona ku ajo ka vërejtur parregullsi gjatë procesit të numërimit.

LSI hedh poshtë me neveri të gjitha insinuatat e Partisë Socialiste që e lidhin Lëvizjen Socialiste për Integrim me ndikimin në vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo të çdo lloj Komisioni tjetër vendimor për zgjedhjet.

Partia Socialiste duhet të ndjejë turp kur shprehet në këtë mënyrë sepse edhe shqiptari më i fundit e di fare mirë se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë përfaqësues në asnjë Komision ku merren vendimet për zgjedhjet dhe opinioni publik gjithashtu e di mirë se shkaku kryesor që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk përfaqësohet në këto komisione është pikërisht kundërshtimi i egër i Partisë Socialiste.

Ne bëjmë thirrje që rezultati i zgjedhjeve duhet të administrohet me qetësi si dhe të analizohet me përgjegjshmëri qoftë mesazhi politik i këtyre zgjedhjeve qoftë edhe standartet problematike të tyre.

Cili është qëndrimi juaj në lidhje me qëndrimin e djeshëm të Zotit Fatos Klosi në disa televizione?
 
I kam ndjekur prononcimet ambulante të Zotit Klosi nga njëri televizion tek tjetri dhe me keqardhje vërejta që interesi i ngushtë personal dhe nepotik i Zotit Klosi me Bashkinë e Tiranës e përbuzi interesin atdhetar dhe rolin e rëndësishëm të LSI në këtë proces që hedh baza të sigurta për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kam ndjerë gjithashtu zhgënjim sikurse dhe 650 anëtarët e nderuar të Konventës së LSI si dhe qindra mijëra mbështetësit e LSI në të gjithë Shqipërinë për fyerjen që Zoti Klosi ju bëri me një fjalor të papërshtatshëm për një “Profesor” duke shpërdoruar besimin e madh shpesh të pamerituar që LSI i ka dhënë atij që për hir të së vërtetës nuk bëri asnjë ditë fushatë për LSI-në. 

Ky besim i tradhëtuar është qartazi edhe shërbimi i fundit bashkiak që Zoti Klosi kryen. 0x323030392d30372d3039 Dritan Ylli.JPG 14:25)