13 Feb Deklarate per Media Mbajtur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së
” Deklarate per Media Mbajtur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së dr.Petrit Vasili LSI eshte teper e shqetesuar me papergjegjshmerine e qeverise lidhur me trajtimin e krizes financiare te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor.
Deklarimi dhe kerkimi i ndihmes nepermjet mediave eshte nje prove e qarte e mungeses se plote te koordinimit midis institucioneve.
Ministria e Shendetsise ka demostruar nje rol teresisht te munguar ne te gjithe kete proces.
Shifrat e ndryshme te deklaruara kohe pas kohe nga drejtuesit e Insitutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor nga 1 miliard ne 1.6 miliard deshmojne per nje paqartesi te plote te menaxhimin e plote te situates. Per kete arsye eshte nje detyrim ligjor auditimi i gjendjes financiare nga institucuione te pavarura qe do te sqarojne te verteten.
Eshte e patolerueshme mungesa totale e strategjise per per frenimin e borxhit qe thellon krizes duke e çuar kete institucion kyc ne kufijte e falimetimit total dhe ku krizen do ta perjetojne me mijera qytetare dhe pensionistet ne menyre te vecante.
LSI ka kerkuar publikisht edhe hartimin e nje plani te vecante te qeverise per daljen nga kriza por ajo konstaton nje mungese te plote reflektimi nga ana e saj.
0x323030352d31312d3233 21:26)”