Deklarate per media mbajtur nga Zëdhënësi politik i LSI Sokol Dervishaj

Deklarate per media mbajtur nga Zëdhënësi politik i LSI Sokol Dervishaj

” Deklarate per media mbajtur nga Zëdhënësi politik i LSI Sokol Dervishaj LSI shpreh shqetësimin e saj për përkeqësimin e gjendjes së rendit publik në vend.

Ngjarjet e kohëve të fundit dhe veçanërisht shtimi i frikshëm i krimeve kundër pronës dhe personit vrasjet e bujshme në mes të ditës dhe në qëndrat e qyteteve grabitjet dhe dhunimi fizik kanë rritur ndjenjën e pasigurisë tek qytetarët të cilët ndihen të kërcënuar për jetën dhe pronën e tyre.

Fenomeni tejet shqetësues i dhunës dhe vrasjeve ndaj femrave kryesisht për efekte trafikimi vrasjet mes bandave rivale vendosja e lëndëve eksplozive në dyert e banesave të funksionarëve publik por edhe qytetarëve të zakonshëm si dhe ngjarja e jashtëzakonshme e ditëve të fundit në qytetin e Gjirokastrës ku një bandë e armatosur mori peng një qytet të tërë për orë me rradhë dhe nën sytë indiferentë të uniformave blu janë tregues të qartë të anomalisë publike që është krijuar.

Reagimi i vonuar i policisë dhe në mjaft raste indiferenca e saj veçanërisht në rastet e informimit nga qytetarët për shqetësimet e tyre për të parandaluar akte të dhunshme me pasojë jetën e individit demostrojnë qartë se propaganda e qeverisë për bashkëpunim me publikun nuk është gjë tjetër veçse demagogji që nuk i shërben askujt.

LSI vlerëson se situata e krijuar është pasojë e paaftësisë së Ministrisë së Brëndshme për të ushtruar me kompetencë përgjegjësitë e saj ligjore dhe profesionale pasi gjendja e krijuar rrezikon të përkeqësohet dhe madje të dalë jashtë kontrollit duke pasur pasoja të paparashikueshme.

Kjo gjëndje bëhet edhe më alarmante po të mbajmë parasysh se jemi në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve për pushtetin vendor pasi klima e pasigurisë dhe rritja e tensionit publik do të vështirësonte zhvillimin e një procesi të rregullt dhe të garantuar nga pikëpamja e sigurisë.

0x323030362d31312d3133 14:59)”