14 Feb Deklarate per media mbajtur nga Sekretari I Pergjithshem I LSI Z. Petrit Vasili
” Deklarate per media mbajtur nga Sekretari I Pergjithshem I LSI Z. Petrit Vasili Vendosja e eksplozivit ndaj opozites ne mes te Tiranes eshte prova me e qarte dhe me e rende e rikthimit te Berishes ne strategjine e shantazhit dhe presionit te hapur nepermjet tritolit dhe armeve si ne vitet e tragjedise se tmerrshme te 1996-97 duke denoncuar ne kete menyre humbjen e sigurte te PD dhe kandidatit te saj per Bashkine e Tiranes.
Zbardhja e menjehershme e ngjarjes dhe zbulimi I autoreve jane me e pakta gje qe duhet te beje pushteti I Berishes dhe policia e tij lidhur me kete skenar shume te rende ne se realisht nuk jane pjese e tij.
Kjo ngjarje eshte ne sinkron te plote me informacionet qe disponohen tashme ne zyrat e sherbimeve sekrete amerikane dhe nderkombetare per lidhjet e kandidatit Olldashi me boten e krimit te organizuar informacione per te cilat me kohe kryeministri Berisha ka pasur dijeni te plote.
Mos reagimi I Berishes ndaj ketyre informacioneve te cilat kompromentojne plotesisht integritetin politik dhe moral te kandidatit te tij per Tiranen si edhe te vete qeverise per te ashtuquajturen lufte ndaj krimit te organizuar eshte premise e qarte e destabilizimit te rendit publik ne vend si dhe e kompromentimit te thelle te klimes parazgjedhore dhe krijimit te ne vend te saj te klimes se dhumes dhe terrorit.
Berisha dhe te tijte e dijne mire rezultatin e skenareve te dhunes dhe terrorit te tipit 1996-97 te cilat kane shkateruar vendin por edhe vete Partine Demokratike.
I bejme thirrje Olldashit te heqe dore menjehere nga keta skenare kriminale qe rendojne edhe me shume poziten e tij si dhe te pranoje ne menyre qytetare humbjengjithashtu I kujtojme atij qe te mos guxoje te beje as tentativen me te vogel per prekjen dhe manipulimin e votes sepse do te perballen me nje reagim shume te forte dhe pa asnje leshim nga ana e opozites.
I bejme thirrje zgjedhesve te marrin pjese masivisht ne keto zgjedhje dhe te shenojne me voten e tyre fundin e ketij pushteti te lidhur me krimin si dhe fitoren e madhe te se majtes se bashkuar.
0x323030372d30322d3135 13:7)”