Deklarate per Media Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se

Deklarate per Media Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se

Deklarate per Media Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se z.Petrit Vasili Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh keqardhjen për reagimin e kryesisë së Partisë Socialiste ndaj fteseë së bërë nga LSI për takimin mbi problemin më të rëndësisheë që shtrohet sot për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimit të saj atë të Reformës Zgjedhore dhe kryerjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri.
Partia Socialiste është një nga përgjegjëset kryesore për ideimin dhe zbatimin e Megadushkut për humbjen e së majtës dhe krijimin e një Parlamenti që nuk përfaqëson vullnetin real të shqiptarëve dhe institucioneve që nuk garantojnë stabilitet. Refuzimi i ftesës është një provë e qartë e mungesës së reflektimit për manipulimin e zgjedhjeve të 3 Korrikut dhe Mega-dushkut që e inicioi kjo forcë politike.
Është zhgënjyese që pas më shumë se 15 vjet pluralizëm lidershipi i Partisë Socialiste në mënyrë tërësisht regresive dhe në mungeseë të plotë të përgjegjësisë politike kanë refuzuar ftesën duke reflektuar një sjellje anakronike dhe të pa emancipuar që përjashton logjikën e dialogut politik.
Ky qëndrim më i fundit i drejtuesve të Partisë Socialiste tregon se deklaratat për nevojën e bashkëpunimit me LSI kanë qenë vetëm demagogji dhe hipokrizi mediatike. Strategjia e PS-së vazhdon të mbetet ajo që me çdo mjet përfshirë edhe bashkëpunimin e pamoralshëm me PD-në të defaktorizojnë e likujdojnë LSI vlerat dhe parimet që ajo përfaqëson.
Ky veprim tregon qartë se kush e solli Berishën në pushtet dhe kush vazhdon të kontribuojë për ta mbajtur atë në pushtet.
LSI është e vendosur të përfaqësojë vlerat dhe aspiratat e shtresave të gjera shoqërore të një të majte europiane dhe të kontribuojë në mënyre aktive si dhe të ballafaqohet në të gjithë përpjekjet e qeverisë Berisha për të kthyer vendin prapa dhe për të ricikluar problemet e vjetra të keqverisjes. LSI është e vendosur në afirmimin e një politike të re në vend që vë në themel të saj dialogun dhe respektimin e institucioneve dhe integrimin europian të vendit.   
LSI nuk do të tërhiqet nga përpjekja e saj që përfundimisht në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme pavarësisht nga vullneti negativ i lidershipit të Partisë Socialiste.
 
Përgjigjet e pyetjeve të konferencës për shtyp
 
Cili është komenti juaj ndaj propozimit të Blushit për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga populli?
Ky eshte opinion i zotit Blushi sepse ky nuk është mesa dihet një qëndrim i institucioneve të Partisë Socialiste hedh në tregun e politikës një çështje e cila nuk është çështje aktuale. Eshtë një çështje që ka përgjigjet e duhura për arësye se Shqipëria ka një institucion legjitim të presidentit të saj dhe që funksion. Pra nuk është koha për të diskutuar për çështjen e presidentit. Problemi kryesor dhe më madhor është pikërisht Reforma Zgjedhore dhe se si administrohet vota e cila në mënyrën se si është administruar deri më sot ka prodhuar institucione të pandershme. Por njëkohësisht të folurit se si do të zgjidhet problemi i Presidentit pra me të ashtuquajturën formulën e zgjedhjes së presidentit nga populli kam parasysh vetëm dhe në mënyrë eksplicite kënaqjen e interesave të caktuara të personave të caktuar në Partinë Socialiste dhe njëkohësisht është një zgjidhje që mundëson dhe favorizon tërësisht qëndrimin e Berishës në pushtet dhe kryerjen e një mandati të plotë 4-vjeçar të tij. Për ne vota e lirë dhe e ndershme e shqiptarëve është një aspiratë që nuk pret është një aksion politik që nuk pret për dy arësye të mëdha: Kemi një palë zgjedhje të detyrueshme lokale në fund të këtij viti mbase mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme nuk i dihet por në bazë të gjithë këtij proçesi politik është vota e lirë dhe administrimi i ndershëm i saj pa të cilin nuk mund të ketë asnjë proçes politik të vërtet në Shqipëri.
 
A mendoni se Partia Socialiste kërkon që të evitojë LSI-në nga skena politike në prag të zgjedhjes të presidentit në vitin e ardhshëm?
Një pjesë të rëndësishme të përgjigjes sime unë u përpoqa që ta ezauroja pak më lart. Por do të thosha se në themel të kësaj nuk ka ndonjë inisiativë të principtë por do të thotë thjesht dhe vetëm zgjidhjen e problemit të presidentit nisur nga intresat tepër të ngushta të personave konkretë dhe që do të thotë një mandat të plotë dhe ezaurues të Berishës prej katër vjetësh. Ky është i vetmi kuptim politik i kësaj zgjidhje.
Ndërkohë kreyministri dhe kryetari i PD-së Berisha ka pranuar ftesën e LSI-së për reformën zgjedhore. A do të ketë një takim dypalësh nëqoftëse nuk ka do të jetë një takim trepalësh?
Problemi i bisedimeve tona ka qenë i sqaruar qartë. Ne kemi dërguar ftesa për takime të veçanta me forcat politike. Baza e dialogut tonë ka qenë një dialog dypalësh ku të gjitha forcat politike këmbejnë opinione politike me njëra-tjetrën. Ju kujtoj faktin se në platformën zgjedhore që ne u kemi dërguar të gjitha partive politike në 21 tetor të vitit 2005 dhe që vuri në lëvizje edhe mekanizma të tjerë të diskutimit të kësaj teme të gjerë shumë përpara se të diskutohej kjo ftesë e drejtëpërdrejtë në bazë të kësaj platformës kishim edhe ftesën për dialog me secilën nga partitë e interesuara për këtë çështje. Kështu që në rastin konkret nuk ka asnjë ndryshim lidhur me pozicionin tonë. Pra ne jemi për dialog jo vetëm drejtëpërdrejtë me zotin Berisha si një përfaqësues i një partie me peshë në parlament por edhe me këdo parti të interesuar.
LSI do ta përkrah ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e prokurorit të përgjithshëm Theollori Sollaku?
Ne kemi qenë krejtësisht të qartë në pozicionin tonë lidhur me institucionet kushtetuese të shtetit shqiptar dhe është kaq e vërtetë sa që jemi e vetmja parti pavar&
euml;sisht nga zhurma e madhe që bën Partia Socialiste që kemi dorëzuar edhe ankimin përkatës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ndryshimin e rregullores për votimin e hapur që në një interpretim politik të qartë kishte të bënte thjesht dhe drejtëpërdrejtë me prokurorinë dhe institucionin e prokurorit të përgjithshëm. Pra së bashku me ankimimin ne kemi tërë qëndrimin politik lidhur me këtë çështje.
 
Ndërkohë zoti Majko ka aluduar dje se midis LSI-së dhe Berishës mund të ketë një kompromis. Cili është reagimi juaj?
Zoti Majko duhet të ketë ngatërruar me siguri kompromisin e Blushit me Berishën dhe jo të LSI-së me Berishën. 0x323030362d30312d3131 13:51)