Deklarate per media Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili

Deklarate per media Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili

” Deklarate per media Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili LSI është sot përpara jush për të denoncuar një veprim nga më të shëmtuarit që maxhoranca aktuale ka kryer duke miratuar në ligjin për mbrojtjen nga duhani të zgjatjes së afatit të reklamës së produkteve të tij edhe me 2 vjet e gjysëm të tjera.

Ky veprim është shprehje flagrante e kapjes së shtetit dhe provë e fallsitetit të deklarimeve elektorale të kësaj maxhorance për gjoja forcimin e shtetit ligjor dhe clirimin e shtetit nga kapja dhe nga monopolet.

Situata bëhet akoma më e rëndë edhe përsa i përket raportit politik por edhe personal të vetë kryeministrit Berisha i cili e trajtoi këtë ligj si një sfidë personale për arsye edhe të profesionit të tij si mjek. Kryeministri i vendit nuk kurseu në këtë rast as shëndetin e njerëzve për arsye të kapjes së deputetëve të tij disa prej të cilëve për turpin e tyre edhe mjekë duke miratuar vazhdimin e reklamës për një produkt si duhani që e vret shëndetin.

Për të gjithë opinionin publik në Shqipëri është tashmë e qartë se deklarimet e kryeministrit si një luftëtar i përbetuar në luftën ndaj duhanit dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve nuk ishin asgjë tjetër vecse një demagogji e pastër të cilën qënia e vetë kryeministrit mjek e rëndon së tepërmi.

Miratimi i një ligji të tillë që i kundërvihet hapur konventës ndërkombëtare për duhanin të ratifikuar nga vetë ky parlament tregon qartë se interesat ekonomike nuk kursejnë as shëndetin e njerëzve dhe kjo vë në një pozitë thellësisht qesharake edhe vetë Ministrinë e Shëndetësisë si propozuese e këtij ligji por që fatkqësisht kjo ministri është konformuar tërësisht me një situate të tillë të shëmtuar dhe paradoksale që i heq këtij ligji praktikisht thelbin e tij.

LSI i bën thirrje Kryeministrit Berisha si kryetar i maxhorancës dhe si mjek që të ushtrojë të gjithë autoritetin e tij për mosmiratimin e një dispozite të tillë për zgjatjen e reklamës së duhanit edhe për dy vjet e gjysëm dhe ai vetë duhet të marë pjesë në heqjen publike të reklamave që promovojnë një produkt të tillë thellësisht të dëmshëm për shëndetin e njerëzve të të gjithë moshave sic është duhani.

0x323030362d31312d3035 14:18)”