13 Feb Deklaratë për media mbajtur nga Nënkryetarja e LSI-së
” Deklaratë për media mbajtur nga Nënkryetarja e LSI-së znj. Filloreta Kodra Lëvizja Socialiste për Integrim është e shqetësuar thellësisht për pasojat tepër të rënda sociale që po prodhon thellimi i krizës energjitike.
Goditjet e rënda që biznesi i vogël po merr e që shprehet me mbylljet e aktiviteteve sidomos të furrave të bukës e të tjere rëndojnë drejtëpërdrejtë në ekonominë e vëndit dhe qytetarët shqiptarë.
Këto pasoja sociale ekstremizohen edhe më tepër në mosfunksionimin e ujësjellsave shkollave çerdheve dhe strukturave shëndetësore duke rënduar në këtë mënyrë gjëndjen e shërbimeve jetike që u ofrohohen qytetarëve.
Ngjarja më e fundit në spitalin e Elbasanit si dhe dhënia e shërbimeve mjekesore nën dritën e qiririt është dëshmi e paaftësisë së Qeverisë për zgjidhjen e krizës menaxhimin e saj si dhe mos mbajtja e zotimit për furnizim me energji elektrike të aktiviteteve jetike për qytetarët.
Kjo situatë kërkon nga qeveria veprime të shpejta e konkrete për t'i paraprirë degradimit të gjëndjes e cila do të çonte në kolaps total ekonominë dhe të gjithë sistemin e shërbimeve.
0x323030352d31312d3134 21:09)”