13 Feb Deklarate per Media Mbajtur nga Nënkryetari i LSI
Deklarate per Media Mbajtur nga Nënkryetari i LSI Prof.Dr.Sokol Axhemi Situata e rënduar e motit ka vështirësuar së tepërmi jetën e banorëve të zonave malore nga Veriu në Jug. Megjithë deklarimet publike shumë kohë më parë të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për marrjen e masave paraprake për t’i dalë përpara situatës fatkeqësisht u verifikua ajo që pritej.
Kriza energjetike dhe bllokimi i vazhdueshëm i rrugëve për arsye të reshjeve e ka bërë praktikisht jetën e banorëve të këtyre zonave tepër të vështirë thuajse pa rrugëdalje. Ne disa zona ne Veri te vendit jane mbyllur shkollat si dhe ka mungesa ne ushqim dhe ne barna. Eshtë e qartë që kjo situatë është krijuar nga papërgjegjshmëria e plotë e qeverisë për të menaxhuar qoftë krizën energjetike ashtu edhe atë humanitare për shkak të izolimit nga reshjet e dëborës.
Mungesa e plotë e dëshirës nga ana e qeverisë për të dëgjuar zërin e opozitës është shkaku i anashkalimit dhe mosmarrjes parasysh të alarmit të dhënë në kohën e duhur nga LSI për këtë situatë të pritshme. LSI kërkoi krijimin e të gjithë strukturave dhe logjistikës së nevojshme dhe verifikimin e gatishmërisë së tyre për të mos bërë që situata të precipitonte.
LSI shpreh shqetësim të thellë për situatën e krijuar dhe do të vazhdojë të jetë zëri i banorëve të këtyre zonave për të mos lejuar degjenerimin e situatës drejt një krize humanitare. 0x323030352d31312d3235 21:32)