13 Feb DEKLARATË PËR MEDIA Mbajtur nga Nënkryetari i LSI-së si dhe Kryetari i Grupit parlamentar të saj
” DEKLARATË PËR MEDIA Mbajtur nga Nënkryetari i LSI-së si dhe Kryetari i Grupit parlamentar të saj Prof.Sabit Brokaj Seanca e djeshme parlamentare për korrupsionin ishte një dëshmi e shëmtuar dhe demostrim i ulët i politikës së vjetër që ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët larg familjes europiane dhe zhvillimit të vëndit
Rikthimi i klimës së egër konfliktuale me synimin e vetëm largimin e vëmëndjes nga problemet e mprehta ekonomike dhe sociale siç është problemi i energjise dhe varfërisë së pandalshme që gjithashtu ishte një provë e pandryshueshmërisë së forcave politike të vjetra.
Klima e shantazhit reciprok pasqyroi thjesht mentalitetin thellësisht të prapambetur dhe anti-integrues të këtyre partive.
Partia Demokratike dhe Kryeministri kryetar i saj do të tregonin vullnetin e vërtetë politik për të luftuar korrupionin e vjetër dhe të ri duke paraqitur jo fjalimet patetike boshe por projekt-ligjet konkrete aq bujshëm të premtuara gjatë fushatës elektorale për miratimin e të cilave kryeministri dhe partia demokratike ka të gjithë votat e duhura në parlament për t'i miratuar e vënë në zbatim.
Shantazhi me dosjet e korrupsionit është një praktikë tepër demode e Partise Demokratike dhe Kryeministrit praktikë kjo që bëhet për të imponuar jetën politike. Koha e kËtij lloj shantazhi ka mbaruar. Funksionimi i shtetit ligjor kërkon paraqitjen e fakteve dhe personave konkretë si dhe përcaktimin e më pas nxjerrjen e tyre përpara drejtësisë.
Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet e vendosur në luftën e saj tashmë të shpallur kundër korrupsionit monopoleve dhe konfliktit të interesave vetëm me mjete ligjore e përmes drejtësisë dhe jo me demagogji e ideologjizma që e konservojnë dhe thellojnë më tej atë.
0x323030352d31312d3135 21:10)”