Deklarate per Media Mbajtur nga Nënkryetari i LSI

Deklarate per Media Mbajtur nga Nënkryetari i LSI

” Deklarate per Media Mbajtur nga Nënkryetari i LSI Prof.Dr.Sokol Axhemi Situata e rënduar e motit ditët e fundit ka vështirësuar jetën e banorëve të zonave malore kryesisht në Veri dhe Verilindje të Shqipërisë.  Për arsye të reshjeve të dëborës sipas informacioneve që kemi nga strukturat vendore të LSI në këto zona mësohet se ka pasur bllokim të rrugëve të ndryshme rurale si dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse kombëtare. Për këtë arsye është vështirësuar komunikimi i njësive të ndryshme vendore me njëra-tjetrën në këto zona duke e bërë praktikisht jetën e banorëve të tyre tepër të vështirë. Në disa zona të tjera ka pasur edhe përmbytje të territoreve të mjaft prej komunave të tyre.  

Për më tepër që në disa zona ne Veri te vendit ka pasur probleme në funksionimin normal të aktiviteteve jetike si në arsim shëndetësi furnizimin me ujë dhe energji elektrike etj.

Eshtë e qartë që kjo situatë është krijuar edhe nga papërgjegjshmëria e plotë e qeverisë për menaxhuar dhe për më tepër për të reaguar për situatat problematike te shfaqura ne pjesen veriore dhe verilindore te vendit. Në të njëjtën kohë problemet të cilat ka vendi nuk mund të mbulohen me demagogji sic ishte rasti i vetëm pak javëve më parë kur qeveria deklaroi se tashmë janë marrë masat për mospërsëritjen e problemeve të tilla në zona të ndryshme të vendit.  

LSI shpreh shqetësim të thellë për situatën e krijuar dhe do të vazhdojë të jetë zëri i banorëve të këtyre zonave për të mos lejuar degjenerimin e situatës drejt një krize humanitare.

0x323030362d31312d3033 14:56)”