Deklarate per Media mbajtur nga N/Kryetari i LSI

Deklarate per Media mbajtur nga N/Kryetari i LSI

Deklarate per Media mbajtur nga N/Kryetari i LSI prof.dr. Sokol Axhemi Te sapo kthyer nga nje tur takimesh politike ne Veri dhe Verilindje të Shqipërisë Lëvizja Socialiste për Integrim konstaton  me keqardhje harresën e shtetit dhe qeverisë për këto zona.
Premtimet elektorale të bëra nga Partia Demokratike për banorët fisnikë të Veriut dhe Verilindjes së vendit rezultojnë se paskan qenë demagogji elektorale dhe mashtrim për të marrë votat e tyre. Qeveria aktuale po tregon një mungesë të theksuar përgjegjshmërie për të mbajtur premtimet e dhëna.

 Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj për mosangazhimin e strukturave qeveritare në zgjidhjen e mjaft problemeve ekonomike dhe sociale me të cilat përballen kryesisht zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë.

 Problematika kryesore vazhdon te mbetet mungesa e theksuar e investimeve publike sidomos në infrastrukturë e cila eshte treguesi me i qarte dhe konkret i mungeses se zhvillimit ekonomik.

 Nje plagë e spikatur sociale vazhdon të mbetet papunesia e cila në këto zona kap nivele tepër të larta c’ka po sjell përditë e më shumë rrënimin ekonomik te familjeve te tëra duke imponuar nevojën dhe domosdoshmerinë për sigurimin e te ardhurave minimale jetike qe duhen per jetesen e tyre.

 LSI konstaton me shqetesim se pervec ndonje programi te cunguar ne rastin e katastrofave natyrore nuk ekziston asnjë plan apo stategji për rimëkëmbjen ekonomike te këtyre zonave. Ne te njejten kohe ka mungese vizioni nga ana e qeverisë për t’i nxjerrë këta zona nga varfëria e thellë në të cilën ndodhen këta banorë.

 

 Pyetje: Si e komentoni nenshkrimin e marrveshjes se kater partive te opozites pa pjesmarrjen e LSI-se?

 
Pergjigje:
 Firmosja e djeshme e një të ashtuquajture platformë bashkëpunimi nuk përbën asnjë gjë të re për zhvillimet politike në spektrin e majtë të saj.

 Kemi të bëjmë me një lajm të vjetër sepse kjo ishte thjesht “marrëveshja e besëlidhjes” e para 3 Korrikut veçse me ndryshimin që mungonin dy aktorë të kësaj besëlidhjeje që sot janë në qeverinë aktuale të drejtuar nga Berisha.

 Kjo tregon se marrëveshje të tilla janë gjithnjë të paravendosura me logjikën dhe seriozitetin e Dushkut prandaj dhe ka një nxitim të dukshëm për të firmosur pa LSI-në e cila ka kërkuar që para 3 Korrikut që të zhduket njëherë e mirë morali i Dushkut.

 Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të bëhet pjesë e marrëveshjeve të Dushkut sepse nuk kemi atë moral por përkundrazi ne do të shumëfishojmë elektoratin tonë në zgjedhjet vendore duke dëshmuar qartë se kjo është forca e vërtetë e së majtës dhe gjithashtu forcë e përgjegjshme dhe vizionare për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

 Tashmë LSI duke u konsultuar edhe me forumet e saj drejtuese do të hapë dritën jeshile për përzgjedhjen e kandidaturave tona më me vlera për të kandiduar në të gjithë vendin në çdo komunë dhe bashki dhe në këshillat përkatëse të tyre. 

  0x323030362d30342d3232 11:37)