Deklarate per Media mbajtur nga Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK)

Deklarate per Media mbajtur nga Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK)

” Deklarate per Media mbajtur nga Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) z.Viktor Tusha Në emër të Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) shprehim zhgënjimin e thellë për dështimin e Reformës Zgjedhore e cila nuk u realizua as në afatin më të fundit që ishte dje.

Ideja për të zhvilluar zgjedhje me Kodin e Vjetër shpreh mungesën e vullnetit politik për të vendosur standarte të reja për procesin zgjedhor në vend në kundërshtim të plotë me detyrimet e Shqipërisë pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ishte forca e parë politike që ka kërkuar prej mëse një viti fillimin e kësaj Reforme insiston me forcë që për të mbrojtur integritetin dhe vlefshmërinë e zgjedhjeve të ardhshme të gjitha forcat politike e në radhë të parë mazhoranca duhet të reflektojnë urgjentisht dhe me përgjegjësi maksimale politike për të realizuar Reformën e domosdoshme për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira. Mbajtja pezull e procesit zgjedhor në Shqipëri cënon rëndë stabilitetin sigurinë dhe aspiratat e saj për integrim.

Z.Tusha si po ecën punë për LSI në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe komunash dhe në çfar faze është ajo?

Ky proces po ecën normalisht në mënyrë demokratike dhe konstruktive. LSI është e preokupuar që t’i ofrojë tryezës së partive të kuolicionit kandidaturat e saj më të mira dhe më më vlerë. E gjithë anëtarësia është e angazhuar në këtë proces si për të zgjedhur kandidatët në mënyrë konsensuale por edhe nëpërmjet parimit “Një anëtar Një votë” aty ku kërkohet nga anëtarësia.

0x323030362d31312d3135 15:0)”