14 Feb Deklarate per media mbajtur nga Drejtori i Shtypit dhe Informacionit dhe Anëtari I Kryesise së LSI-se z. Dritan Ylli
Deklarate per media mbajtur nga Drejtori i Shtypit dhe Informacionit dhe Anëtari I Kryesise së LSI-se z. Dritan Ylli Nderkohe qe Levizja Socialiste per Integrim dhe aleatet e saj po bejne nje fushate te qyteteruar dhe bazuar dhe ne perputhje me Kodin Zgjedhor ne fuqi dhe kodin e Etikes vihet re qe nga kandidate te ndryshem qe marrin pjese ne kete gare zgjedhore po veprojne ne kundershtim me keto dispozita ligjore.
LSI denoncon shkeljen e rende ligjore te kryer nga Kandidati per Bashkine e Poliçanit te propozuar nga PBDNJ dhe Kryetar aktual i Bashkise zoti Adriatik Zotkaj gjate fushates per zgjedhjet vendore te 18 shkurtit fakt i bere publik nga televizioni Top Chanel ne emisionin “Fiks Fare”.
Ky zoteri ne nje takim elektoral ka deklraruar se:
“Kush ka vite pa I pare femijet ne Greqi. Kjo nuk eshte ne kuadrin e joshjes elektorale se ne para nje viti u munduam te nisin nje autobus me 50 veta dhe tani do te nisim dy autobuse. Se ne vertet na shajne greket por te pakten ne kemi nje privilegj dhe shkojme ne Greqi. Ne PBDNJ e shohim si nje lope dhe duhet ta mjelim ate. Ne duhet ta mjelim partine. Te gjithe duan qe ta shohin Greqine apo Italine se do te ikin me viza shengen por une them qe shkallet ti ngjisim nje e nga nje pa diferencime”…
Shprehje te till te perdorura prej tij gjate ketij takimi perbejne elementet e figures se vepres penale te parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise qe thote se “Ofrimi ose dhenia e te hollave berja e premtimeve per vende pune ose favorizime te tjera ne cilendo forme per te votuar pro apo kunder nje kandidati perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose burgim deri me gjashte muaj”.
Zoti Zotkaj e ka konsumuar kete veper penale duke mashtruar me dhenien e vizave greke per zgjedhesit e Poliçanit ne kembim te votes se tyre ne zgjedhjet e ardhshme.
Levizja Socialiste per Integrim nderkohe po pergatit kallezimin penal ndaj kandidatit Adriatik Zotka prane organit te Prokurorise per veper penale te mesiperme.
I bejme thirrje Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut te distancohet sa me pare nga ky njeri i cili jo vetem ka shkelur ligjin dhe ka poshteruar banoret e Poliçanit por edhe ka cenuar rende integritetin e kesaj partie.
Gjithashtu kerkojme qe edhe Ambasada e Greqise te shprehe qendrimin e saj per kete cenim dhe neperkembje qe i eshte bere legjitimitetit te aktivitetit te saj konsullor.
0x323030372d30322d3039 12:47)