Deklarate per media Mbajtur nga Drejtori i Informacionit i LSI-së dhe anëtar i Kryesisë së LSI

Deklarate per media Mbajtur nga Drejtori i Informacionit i LSI-së dhe anëtar i Kryesisë së LSI

” Deklarate per media Mbajtur nga Drejtori i Informacionit i LSI-së dhe anëtar i Kryesisë së LSI Dritan YLLI Sot Gazeta Integrimi organi zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk doli në treg.
Ne jemi të shqetësuar sepse tashmë ky nuk është një fenomen i shkëputur por një strategji e pushtetit aktual për të mbyllur gojën e shtypit dhe për të prerë komunikimin e tij me publikun e gjerë të interesuar për të njohur të vërtetën.

Bëhet akoma më problematike kjo situatë për arsye se ajo pasqyron dukshëm remineshencat e së kaluarës së këtij pushteti i cili ka zëvendësuar djegjen e redaksive të gazetave me bllokimin e tyre qoftë edhe indirekt.   

Gjithashtu ne vërejmë me shqetësim se bllokimi selektiv i vazhdueshëm vecanërisht i shtypit opozitar është një simptomë e qartë e mazhorancës aktuale për të ndërtuar një shtet abuziv dhe autoritar.  

Një bllokim i tillë ishte i pritshëm për stafin e gazetës Integrimi për arsye se në faqet e saj ka qenë vazhdimisht e pranishme oponenca politike konstruktive dhe demaskuese për dështimin e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe krizës së thellë ekonomike ku ajo e ka futur vendin do ta detyronte pushtetin që t’i rikthehej formave të vetme të reagimit që ai njeh pra bllokimit njëherësh edhe të vërtetave të hidhura që gazeta Integrimi përcjell tek lexuesi i gjerë në Shqipëri.

LSI i sugjeron qeverisë që të bashkëbisedojë me biznesin aq më tepër me biznesin specifik të lidhur me median e shkruar duke i krijuar mundësitë reale për funksionimin e tij në vlerësim të dimensionit të veçantë shoqëor që ky biznes ka dhe jo të përdorë policinë tatimore si mjet presioni.

Qeveria shqiptare duhet të krijojë kushte për konsolidimin e një shtypi të lirë dhe të pavarur. Kryeministri aktual që ka precedentë të hidhur në marrëdheniet e tij me median duhet të shfaqë vullnetin për të rregulluar raportet e tij me median duke mos favorizuar ato që mbrojnë politikat e tij dhe diskriminuar ato që publikojnë mendimin ndryshe.

LSI i kujton Kryeministrit aktual se nënshkrimi i MSA-së kërkon që Shqipëria të përmbushë të gjitha standartet për një shoqëri demokratike ku shtypi i lirë është ndër kushtet themelore për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

0x323030362d31302d3032 13:47)”