Deklarate për Media mbajtur nga Anetari i Kryesise së LSI dhe Drejtori i Informacionit të LSI

Deklarate për Media mbajtur nga Anetari i Kryesise së LSI dhe Drejtori i Informacionit të LSI

” Deklarate për Media mbajtur nga Anetari i Kryesise së LSI dhe Drejtori i Informacionit të LSI Dritan Ylli Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me deklaratat e papërgjegjshme të bëra dje të cilat janë vazhdë e disa deklaratave të tilla të ditëve të fundit nga ana e Qeverisë Berisha ku shprehet hapur synimi i mazhorancës aktuale për të përjashtuar opozitën nga institucionet e pavarura dhe nga gjithë procesi zgjedhor në vend. Kjo deklaratë pasqyron edhe njëherë mentalitetin autokratik antidemokratik dhe bajraktar të Berishës dhe të kartonave të tij të Dushkut.    

Dëshirojmë të bëjmë me dije gjithë opinionin publik se opozita shqiptare është një vlerë e demokracisë që ka ekzistuar dhe do të ekzistojë pavarësisht nga dëshira apo përpjekjet e Berishës dhe kabinetit të tij për ta shmangur denigruar dhe spekulluar në mënyrë të papërgjegjshme me opozitën.

LSI deklaron me bindje se nuk do të bëhet pjesë e asnjë procesi politik antikushtetues të mbështetur mbi manipulimin politik të seancës së paligjshme të 28 Korrikut ku jashtë sallës së Kuvendit u morën vendime që cënojnë rëndë kolonat e Reformës Zgjedhore nëpërmjet vjedhjes së anëtarit të KQZ-së miratimit të   njëanshëm të institucioneve që monitorojnë median dhe ligjin për ndryshimet në gjendjen civile në bazë të së cilit të krijojnë terrenin e përshtatshmë për të fituar zgjedhjet duke manipuluar listat zgjedhore.

Thirrjet demagogjike të përfaqësuesve dhe zëdhënësave të qeverisë Berisha gjoja për të ftuar opozitën të bashkëpunojë ngjan me atë historinë e kusarit që të thërret për të të dhënë dorën pasi të ka vjedhur orën.

LSI dhe opozita e bashkuar shprehet e vendosur se nuk do të bëjë asnjë hap mbrapa dhe nuk do të pranojë asnjë kompromis në kurriz të Kushtetutës shtetit ligjor dhe vecanërisht në kurriz të zgjedhjeve të lira të ndershme dhe në përputhje me standartet evropiane.        

Pyetje:

Kryetarët e rretheve të PS-së janë shprehur se do të nxisin protestat e tyre kundër Berishës që po ç'monton shtetin ligjor. Cili është qëndrimi i LSI?

Opozita e bashkuar ka shprehur qartë tashmë qëndrimin e saj politik të unifikuar për të ndalur revanshin e z.Berisha për të mos lejuar dhunimin e Kushtetutës shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.  0x323030362d30382d3231 13:12)”