13 Feb Deklarate per media e mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI
Deklarate per media e mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI z.Edmond Haxhinasto. LSI vlereson frymen positive te Raportit te Progresit te Shqiperise per vitin 2005 si dhe sinjalet per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit ne pranveren e ardhshme.
Por eshte e rendesishme te theksohet se ky eshte nje qendrim politik i Bashkimit Evropian per t’i dhene nje nxitje dhe inkurajim procesit te reformave ne Shqiperi.
Mendoj se entuziazmi yne duhet te jete i kontrolluar pasi jemi te ndergjegjshem per ngadalesine relative dhe problematiken qe ka shoqeruar procesin e Stablizim Asociimit te SHqiperise nderkohe qe vende te tjera fqinje si Maqedonia dhe Kroacia te cilat e filluan procesin ne te njejten kohe me ne tashme e kane perfunduar ate dhe kane filluar procesin e antaresimit.
Ky raport duhet te sherbeje si nje nxitje e forte per te thelluar reformat ne te gjithe ato fusha problematike krysisht qe kane te bejne me sistemin e drejtesise me luften kunder krimit dhe korrupsionit por gjithnje duke vepruar ne perputhje me ligjin dhe kushtetuten e vendit.
Nje drejtim thelbesor i reformave me synim per te konsoliduar themelet e demokracise dhe institucioneve te saj nepermjet organizimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme eshte reforma reformen zgjedhore.
Ne kuader te kesaj fryme te pergjithshme pozitive ne Marredheniet BE-Shqiperi vleresojme edhe viziten e Komisionerit Evropian te Zgjerimit Olly Rehn si dhe mesazhet qe ai dha si per qeverine ashtu dhe per klasen politike ne pergjithesi.
Zoti Renh ka patur nje takim te veçante me Levizjen Socialiste per Integrim e cila eshte vleresuar per rolin e saj aktiv dhe per kontributin ne jeten politike ne Shqiperi si dhe i eshte kerkuar vleresimi per zhvillimet politike ne vend kryesisht ne drejtim te performances ne fushen e drejtesise dhe institucioneve te zbatimit te ligjit.
Komisioneri Rehn ka pritur me interes platformen e LSI per reformen zgjedhore e cila synon qe ne Shqiperi te mos perseritet fenomeni i Dushkut i cili ka demtuar rende vullnetin e zgjedhesve ka shkelur fryshem e kushtetutes dhe ka cenuar legjitimitetin e parlamentit gje qe u konfirmua edhe nga Raporti i OSCE/ODIHR per zgjedhjet. 0x323030352d31312d3132 20:54)