Deklarate per media e mbajtur nga Nën/Kryetari I LSI Prof.Dr.Sokol Axhemi

Deklarate per media e mbajtur nga Nën/Kryetari I LSI Prof.Dr.Sokol Axhemi

Deklarate per media e mbajtur nga Nën/Kryetari I LSI Prof.Dr.Sokol Axhemi Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj në lidhje me përpjekjet e ripërsëritura të mazhorancës në tërësi dhe qeverisë në vecanti për të bërë të mundur shkatërrimin e një prej vlerave më të rëndësishme që kontributi dhe angazhimi intelektual i shumë figurave elitare shqiptare kanë mbrujtur në tësic është Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë.
 
Qëndrimi konstant negativ që po mbahet ndaj këtij institucioni të ndëruar e të respektuarstrukturave shkencore pjesë përbërëse të sajsi dhe trupës akademike në tërësi është treguesi më konkret dhe me i qartë i shtërpësisë se strukturave qeveritare në drejtim të përgatitjespërcaktimithartimit e implementimit të politikave në fushën e zhvillimit të shkencës.Mungesa e vizionit qeverisës në këtë drejtim nuk mund të zëvëndësohet me mbyllje e shkrirje institutesh shkencoreapo denigrim të paprincipte ndaj akademikëve tanëqë në tërësinë e punës së tyre i kanë dhënë aq shumë kulturës e identitetit tonë kombëtar.
 
Nevoja për reformimin e këtij institucioni përbën një domosdoshmëri tashmë të pranuar nga i gjithë opinioni shkencor e intelektual i venditmadje i përkrahur e motivuar edhe nga vetë akademikët shqiptarë.Por mënyra e realizimit të këtij reformimie cila nuk merr në konsideratë prioritet kulturoreshkencore e kombëtarënjëkohësisht duke mbajtur jashtë mënyrës së realizimit të këtij reformimi vetë Akademinë e Shkencaveështë një rast tipik sharlatanizmi shkencor e prepotencë egoiste qeveritare qëllimkeqe.
 
Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj me këtë rastduke i kërkuar instancave qeveritare vendosjen e menjëhershme të komunikimit e dialogut bashkëpunues aq të nevojshme me këtë strukturë të respektuar të mendimit shkencornë mënyrë që reformimi i saj të prodhojë vetëm dobi në drejtim të zhvillimit të shkencës e kulturës sonë kombëtare.Njëkohësisht LSI shpreh bindjen e saj se reformimi i Akademisë së Shkencave duhet të shkojë në mënyrë harmonike me vetë zhvillimet dhe vizionin që i duhet të paraprije sistemit të zhvillimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.
 
LSI shpreh mbështetjen e sajqë në mënyre konstante do të jetë në përkrahje për zhvillime pozitive në sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëriduke qëndruar përkrah mundit dhe djersës së derdhur në vite nga elita intelektuale e vendit.Njëkohësisht LSI i bën thirrje edhe elitës shkencore pjesë përbërëse e mazhorancës aktualeqë të shprehe mendimin e saj të specializuar në shërbim të zhvillimit arsimit e të shkencës në vendin tonëKjo do të na shërbejë të gjithëveqë së bashku të motivojmë profesoratin e universiteteve dhe akademikët tanë për dhënien e kontributit të tyre të vyer në drejtimet e ndryshme të jetës së vendit.
  0x323030362d31302d3235 14:10)