Deklarate per media e dhene nga Zedhenesi politik I LSI Sokol Dervishaj

Deklarate per media e dhene nga Zedhenesi politik I LSI Sokol Dervishaj

” Deklarate per media e dhene nga Zedhenesi politik I LSI Sokol Dervishaj LSI shpreh shqetesimin e saj per pseudoreformen qe po ndermeret ne strukturat e Policise e Shtetit e cila po merr ermasa shqetesuese me spastrimet masive qe po kryhen ne rradhet e saj.

Keto spastrime me karakter te qarte politik duket qarte se synojne ta kthejne Policine e Shtetit ne nje instrument ne duart e politikes per ta perdorur ate me pas ne manipulimin e zgjedhjeve dhe goditjen e kundershtareve politik.

E ashtequajtura reforme ne Policine e Shtetit po godet ne menyre arbitrare oficeret me te mire te saj dhe me nje karriere te spikatur profesionale per t’I zevendesuar ata me te tjere me me pak pervoje por me bindje me te thella ndaj partise ne pushtet.

Emerimet jashte kritereve loja e venies perpara pergjegjesise per te pranuar ose uljen ne grade qe mund te arrije edhe ne tre shkalle emerimin ne detyra qe nuk perputhen me karrieren dhe nivelin profesional apo te pranojne reformen dhe te lene detyrat jane te gjitha nje ogur i keq per performancen e ketij institucioni i cili qe tani po jep shenjat e shthurjes profesionale me krimet e renda qe jane rishfaqur vrasjet ne mes te dites trafiqet ne rritje dhe sasite e droges qe po kapen ne vendet fqinj dhe qe kane si origjine te tyre vendin tone.

Te gjitha keto veprimet arbitrare bien ndesh me Ligjin per Policine e Shtetit Nr. 8553 date 25. 11. 1999 Ligjin Per Gradat ne Policine e Shtetit Nr. 8643 date 20.07.2000 dhe Vendimin e Keshillit te Ministrave date 02.02.2001 ligje te cilat jane hartuar ne bashkepunim dhe monitorimin direkt te strukturave te BE-se misionit MAPE sot Pameka ICITAP te cilat ne kohen e tyre u konsideruan nga te gjithe faktorety si arritje e madhe dhe u pershendet nga te gjithe partneret tane nderkombetare cka I jepte fund konfuzionit dhe abuzimeve ne dhenien e gradave fenomene qe fatkeqesisht po shfaqen sot nepermjet veprimeve te fundit te drejtuesve aktuale te Ministrise se Brendshme te cilet synojne te spastrojne mbi 700 oficere police nga rradhet e Policise se Shtetit.

0x323030362d30392d3133 13:44)”