15 Feb Deklaratë për media dhënë në një konferencë shtypi në Fier
Deklaratë për media dhënë në një konferencë shtypi në Fier nga Nënkryetari i LSI dhe kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI në Fier Dritan Prifti Prifti: Ardhja e Ruçit dhe Olldashit në Fier hile elektorale për të përfituar një mandat duke mos bërë detyrën në mandatin e mëparshëm
Prifti: Komuniteti fierak të mbështeti kandidatët e LSI-së sepse janë nga Fieri dhe jo të importuar
—
Gjatë një komunikimi për shtyp me qytetarët fierakë deputeti Dritan Prifti ka prezantuar edhe një herë për opinionin publik ekipin e kandidatëve me të cilët Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohet në rrethin e Fierit në zgjedhjet e 28 Qershorit. Ndërkohë që lista me të 16 kandidatët konkurrues të qarkut të Fierit tashmë është bërë publike dhe është e depozituar në Komisionin Qëndror Zgjedhor. Nga kjo listë rrethi i Fierit përfaqësohet me tetë kandidatë.
“Meqë Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur zyrtarisht kandidaturat edhe në KQZ për të gjithë qarkun e Fierit dhe i ka bërë ato publike do të doja të bëja një komunikim me qytetarët e rrethit të Fierit për t’iu prezantuar atyre ekipin që LSI ka përzgjedhur për zgjedhjet e 28 qershorit. Do të përqëndrohem tek kandidatët e rrethit të Fierit për të treguar prioritetin që ka treguar LSI për këtë rreth por edhe për të treguar diferencat e mëdha që ka mes kandidatëve të LSI-së dhe të forcave të tjera politike. Ekipi i Fierit drejtohet nga Dritan Prifti. Njerëzit më njohin sepse jam tetë vjet deputet i Fierit deputet i katër komunave Topojës Libofshës Mbrostarit dhe Komunës qendër pa u shkëputur asnjë ditë nga votuesit zgjedhësit e mi vëllezërit dhe motrat që janë në këtë zonë. Pavarësisht se në zgjedhjet e vitit 2005 unë nuk u shpalla kandidat zyrtar në zonën elektorale të cilën përmenda asnjë ditë nuk u ndava nga kjo zonë e kam quajtur veten deputet të kësaj zone dhe të Fierit duke punuar me përkushtim maksimal dhe e kam për nder të rikandidoj për herë të tretë për të njëjtën zonë për të njëjtin rreth për të njëjtit vëllezër miq e shok që kemi këtu. Kandidati i dytë është Bujar Hasa fierak me origjinë nga Peshtani me arsim juridik avokat dhe në të njëjtën kohë biznesmen shumë i fuqishëm i cili do të përqendrohet në zonë e Levanit të Dermenasit të Cakranit të Portzës dhe Frakullës. Djali i kësaj zone i cili ka potencialin për të qenë një kandidat i suksesshëm dhe një deputet shumë i sigurt. Kandidatja Angelina Kola deputete aktuale një bijë e Roskovecit një zonjë e cila ka punuar tërë jetë e saj në Fier deri drejtoreshë e sigurimeve shoqërore tani deputete aktuale në Kuvendin e Shqipërisë. Kandidati Frederik Çuko kryetari aktual i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Fier. Njeri i cili është themeluesi i LSI-së për këtë qytet njeri me kontribute shumë të mëdha për këtë forcë politike i përkushtuar që banon në Fier jeton mes fierakëve dhe respektohet nga ata. Kandidati Ervin Muskaj pedagog në fakultetin e gjeologjisë inxhinier nafte nënkryetar i baskisë së Patosit një person i nderuar. Një intelektual që rrjedh nga familje dëshmorësh me bindje dhe origjinë dhe gjak socialist djalë i respektuar nga komuniteti i Patosit dhe më gjerë i cili do të përfaqësojë në këtë garë elektorale këtë zonë. Gëzim Shahini kandidati tjetër nënkryetar i LSI-së për rrethin e Fierit themelues i kësaj dege që në vitin 2004. Me profesion inxhinier i cili punon në industrinë e naftës. Kontributi i të cilit në këtë sektor ka qenë i ndjeshëm dhe vazhdon të jetë i tillë. Ai do të jetë një nga personat kryesorë që do të kontribuojë dhe drejtojë sektorin e naftës në këtë rreth. Bardhyl Fasko ish deputet simbol i të majtit të vërtetë simbol i socialistit. Të gjithë në këtë rreth e njohin atë për kontributin tij për të majtën. Hysni Bogdani një djalë i diplomuar për histori një vit më parë. Kryetari aktual i LRI-së për të gjithë rrethin e Fierit. Me kandidimin e tij ne i japim një hapësirë përfaqësimit të LRI dhe të rinjve në politikë. Asnjë nga forcat e tjera nuk ka të përfaqësuar rininë në lista e saj më mirë sesa forca jonë politike. Ai është një i ri me virtytet më të mira që duhet të ketë një i ri shqiptar. Ka studiuar me forcat e veta dhe brenda gjashtë muajve të fundit forumi i LRI-së së rrethit të Fierit ka në radhët e saj më shumë se 1500 anëtarë të rinj studentë nga universitetet e Tiranës Vlorës Gjirokastrës Elbasanit apo të shkollave të mesme. Në listën e kandidatëve të LSI për rrethin e Fierit ne kemi të përfshirë ata që janë fierakë. Dëshirojë që komuniteti ta dijë dhe ta vlerësojë sepse po të shohësh listën e PD në gjashtë emrat e parë është vetëm një nga Fieri dhe të gjithë janë të importuar. Figura të cilat sa herë që ka zgjedhje ndërrojnë zonat. E njëjta gjë edhe me listën e PS-së. Po të shohësh përsëri gjashtë emrat e parë do të shohësh që ka vetëm një fierak Albert Çaçi po edhe ai është gjysmë fierak sepse prej vitesh e familjen e tij e ka çuar në Kanada dhe është i vetëm këtu në Shqipëri. Dhe nuk e di se çfarë kontributi dhe lumturie mund t’i japi Fierit kur e ka gjysmën e familjes jashtë Shqipërisë. Unë mendoj që forcat e tjera politike janë tallur me komunitetin e Fierit e kanë tallur Fierin duke importuar kandidatë si Gramoz Ruçi e Bashkim Fino etj. që mbahen si figura të mëdha por që për turp ndërrojnë zonat e tyre elektorale çdo katër vjet. Japin premtime gënjejnë sa mundin dhe pastaj katër vjeçarin tjetër ikin në zona të tjera elektorale. Unë do t’iu thirrje gjithë fierakë që në këto zgjedhje të mbështetin fierakët djemtë e Fierit të cilët nuk i ndërrojnë zonat e tyre të cilët kandidojnë këtu jetojnë këtu shërbejnë këtu dhe të cilët nesër kur të kenë nevoja qytetarë
t e Fierit me 100% do t’iu gjenden atyre pranë në cdo kohë. Dhe të mos mbështesin kandidatë gjoja profile të mëdha që çdo katër vite ndërrojnë zonat dhe nuk kanë asnjë shans që të përfaqësojnë fierakët apo të ndihmojnë fierakët. Do t’i bëjë thirrje edhe një herë komunitetit tonë që të mbështetin kandidatët e LSI-së sepse janë nga Fieri” është shprehur deputeti Dritan Prifti gjatë konferencës së tij për shtyp. I pyetur rreth mungesës së kreut të PS Edi Rama në listën e konkurrimit në zgjedhjet e qershorit Prifti ka pohuar:
“Unë nuk mendojë që është dinjitoze që kryetari i partisë të mos kandidojë në krye të partisë së vet. Megjithatë nuk dëshirojë të komentojë veprimin e zotit Rama. Ai është veprim që e ka gjykuar vetë zoti Rama dhe Partia Socialiste dhe ne e pranojmë ashtu si është. Normale do të ishte në krye të kandidimit në krye të PS-së sepse duke mos qenë jep një mesazh humbje. Shumë njerëz mendojnë se duke mos qenë në krye të kandidimit zoti Rama parashikon humbje në zgjedhje dhe për këtë arsye nuk do të lejojë të largohet nga pushteti që ka në krye të bashkisë së Tiranës. Megjithatë ky është qëndrimi i PS-së dhe i vetë zotit Rama dhe unë nuk dua ta paragjykoj” është përgjigjur deputetit Dritan Prifti .Gjithashtu deputeti Dritan Prifti i është përgjigjur edhe interesimit të medias për ndërrimin e zonave elektorale të Gramoz Rucit dhe Sokol Olldashit dhe kandidimin e tyre në Fier. “Zoti Ruci para dy mandatesh ka qenë deputet në Sarandë. Saranda i humbi zgjedhjet vendore përfshirë edhe bashkinë e Sarandës duke e marrë PD për shkak të abuzimit me pushtetin të ish kryetarit të bashkisë dhe të vetë zotit Ruci që ka qenë mbështetësi i tij kryesor. Pasi humbi në Sarandë zoti Ruçi shkoi në Tepelenë. Tani e braktisi dhe Tepelenën. Pasi humbi bashkia e Tepelenës dhe ajo e Memaliajt po për shkak të Gramoz Ruçit. Tani zoti Ruçi vjen në Fier për të qenë i sigurt në fitore pasi është i pari në listën e këtij rrethi. Unë nuk e quaj veprim të moralshëm nderimin e zonave çdo katër vjet për të siguruar mandatin për deputet dhe për t’i braktisur ata përsëri. I pamoralshëm është edhe vendimi i Sokol Olldashit i cili nuk ka asnjë lidhje me Fierin. Ka qenë deputet përfaqësues i Shijakut dhe një ditë pas zgjedhjeve i ka fikur telefonin atyre që e votuan dhe nuk është marrë asnjë herë me këtë komunitet. Katër vjet është marrë me gjëra të tjera dhe jo me zonën e tij elektorale. Ky është një shembull që nuk duhet përshëndetur nga komuniteti fierak. Për mendimin tim është mungesë sinqeriteti dhe përkushtimi dhe është hile elektorale për të përfituar një mandat të sigurt duke mos bërë detyrën në mandatin e mëparshëm” ka theksuar deputeti Dritan Prifti gjatë konferencës së tij për shtyp. 0x323030392d30352d3230 Dritan Prifti konf shtypi Koha per Veprim.JPG