Deklarate ora 16.00 nga selia e LSI

Deklarate ora 16.00 nga selia e LSI

Deklarate ora 16.00 nga selia e LSI LSI: VLERESOJME RAPORTIN E NDERKOMBETAREVE
Ralf Gjoni – Zedhenes
Levizja Socialiste per Integrim pershendet Ambasadoret e NATOS OSBE/ODIHR KE per raportin e tyre te fundit ndaj zgjedhjeve ne Shqiperi. E vleresojme kete raport si nje kontribut pozitiv qe komuniteti nderkombetar jep ndaj mbarevajtjes se procesit zgjedhor dhe falenderojme vezhguesit e OSBE/ODIHR it per punen e deritanishme ne raportimin e incidenteve apo te situates se pergjithshme te procesit te numerimit.
Sic e kemi theksuar edhe gjate dites se djeshme dhe sic u konfirmua edhe nga raporti I faktoreve nderkombetare Shqiperia ka bere perparime ne mbarevajtjen e standarteve te zgjedhjeve dhe ndajme te njtejtin shqetesim me ta se vendi yne ende ka shume pune per te bere ne drejtim te garantimit te standarteve te plota per te siguruar te drejten e hyrjes ne Bashkimin Europian. Gjate procesit te votimit rrjeti yne I monitorimit konstatoi disa probleme qe kane te bejne me hapjen me vonese te qendrave te votimit mundesine e fshirjes se bojes votimet ne grup apo edhe presionet sporadike ndaj vezhguesve tane.
Marrim shkas nga ecuria e procesit te numerimit per te perseritur edhe nje here shqetesimin tone te meparshem se kodi zgjedhor qe u aplikua gjate ketyre zgjedhjeve nuk ishte kodi I duhur per Shqiperine dhe se ai rrezikon dukshem voten e lire te qytetareve shqiptare duke rritur edhe probabilitetin e paqartesive te perfaqesuesve te zgjedhur. Gjithashtu ky rezultati I ketij kodi zgjedhor te padrejte do te rrise veshtiresite ne vendimmarrjen e parlamentit te ardhshem. Ne momentin e pershtatshem gjate qeverisjes se ardhshme Shqiperia duhet t’a rishikoje kete kod zgjedhor dhe duhet te punoje me shume pergjegjesi per te siguruar nje progres te dukshem ne permiresimin e standarteve europiane.
Levizja Socialiste per Integrim deshiron te theksoje se procesi I numerimit ende nuk ka perfunduar dhe u ben thirrje te gjithe subjekteve politike komisionereve te tyre si dhe vezhguesve vendore e nderkombetare qe te ruajne qetesine deri ne perfundim te numerimit te tregojne profesionalizem e vigjilente ne menyre qe asnje vote te mos shkoje dem. Vetem keshtu do te mund te dalim krenare perpara aleateve tane perendimore qe kane investuar kaq shume besim tek Shqiperia. Jemi te sigurt se me daljen e rezultateve do te konfirmohet roli kyc qe Levizja Socialiste per Integrim do te luaje na formimin e qeverise se ardhshme dhe u garantojme Shqiptareve se ne do te punojme ne bashkepunim me te gjithe faktoret vendas e nderkombetare per te garantuar te gjitha standartet e kerkuara per aderimin e shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Europian. 0x323030392d30362d3239 FUSHATA 16:00)