Deklarate nga Zv Kryetari i LSI

Deklarate nga Zv Kryetari i LSI

Deklarate nga Zv Kryetari i LSI Edmond Haxhinasto

Deshiroj ri-shpreh qendrimin e LSI se reforma zgjedhore gjithperfshirese eshte nje domosdoshmeri dhe duhet te jete objektivi i cdo force te pergjegjeshme politike.

Perfundimi i reformes duhet bere ne kohe. Ne muajin tetor ajo duhet perfunduar per te respektuar afatet kushtetuese per zhvillimin normal te zgjedhjeve te ardhshme vendore.

Angazhimi ne kohen ne kete process eshte treguesi me i mire nese transparenca e procesit zgjedhor dhe permiresimi i standarteve zgjedhore jane vertete kauza dhe objektiva politike te opozites dhe jo kamuflazh i deshires per te krijuar kriza politike dhe per te perfituar pushtet ilegjitim nepermjet tyre.

Deklarimet per bojkot te ardhshem te parlamentit dhe mos-votim te ligjeve janë vecse mosnjohje e pergjegjesive themelore politike e institucionale te opozites pasoje e filozofise politike te tokes se djegur qe ajo ka adoptuar: nami u befte persa kohe nuk jemi ne pushtet por edhe nje mungese e theksuar e sensit te realitetit. 

I bejme thirrje te gjithe forcave politike te krijojne sa me pare komisionin gjithperfshires te reformes zgjedhore qe ne zgjedhjet e ardheshme Shqiperia te shenoje standarte evropiane zgjedhore duke garantuar barazine e subjekteve konkurruese dhe barazine e vleres se votes se çdo shqiptari.

A është e mjaftueshme koha dymujore për të përfunduar reformën zgjedhore?

 

Prandaj po theksojmë sot që të nxjerrim mësime nga e kaluara e hidhur që reforma zgjedhore është bërë me  ngut në kufijtë maksimalë kohorë. Ajo duhet të fillojë tani dhe nëse ka vullnet politik është e mundshme që brenda kësaj periudhe që ka mbetur të realizohen të gjitha ato amendime përkatëse në mënyrë që të arrihet barazia e konkurrimit për subjektet politike si dhe natyrisht të pasqyrohet sa më mirë vota e shqiptarëve duke i dhënën asaj vlerën që meriton.

 

Ju po flisni për konsensus politik kur opozita ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë për reformën zgjedhore…?

 

Deklarata ime ishte pikërisht për ti thënë opozitës të tregojë përgjegjshmëritë e saj politike dhe institucionale ndaj shqiptarëve që kanë votuar për të .

0x323031302d30372d3033 Edmond Haxhinasto.jpg 18:20)