Deklarate nga Zv.Kryetari i LSI Z. Edmond Haxhinasto

Deklarate nga Zv.Kryetari i LSI Z. Edmond Haxhinasto

Deklarate nga Zv.Kryetari i LSI Z. Edmond Haxhinasto

Haxhinasto: LSI me kandidatët e saj. në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit.
 
Dëshiroj të bej publik vendimin e LSI për të konkurruar e vetme me kandidatët e saj. në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit.
 
Ky vendim i LSI nuk cenon aspak koalicionin qeverisës për Integrimin Evropian koalicion i cili ka filluar funksionimin me rezultate te prekshme në të gjithë sektorët veçanërisht në ato sociale.
 
Vendimi i LSI është marrë duke ushtruar përgjegjësisë tona ndaj të drejtave themelore demokratike të shtetasve të cilët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin midis alternativave personat që do t’i drejtojnë ata në gjithë nivelet e pushtetit.
 
Natyrisht ky vendim i LSI nuk do të ishte marrë nëse lidershipi i Partisë Socialiste do të respektonte mandatin e saj politik dhe opozitar që i dhanë zgjedhësit në 28 qershor; nëse axhenda personale e lidershipit të saj nuk do të përdorej për të shkatërruar funksionimin normal të sistemit tonë demokratik.
 
Por mësa duket lidershipin aktual të PS nuk e lejon të marrë pjesë në zgjedhje edhe frika se historikut të gjatë të humbjeve të 28 qershorit por edhe atyre të Ballagatit do t’i shtohet edhe humbja në zgjedhjet e 15 nëntorit.
 
LSI do të konkurrojë në këto zgjedhje më përfaqësues të spikatur të saj duke e konsideruar konkurrimin e 15 nëntorit edhe si një test të drejtësisë së vendimit të saj për pjesmarrje në koalicionin qeverisës.
 

0x323030392d31302d3133 12:26)