Deklaratë nga z.Petrit Vasili

Deklaratë nga z.Petrit Vasili

Deklaratë nga z.Petrit Vasili Sekretar i Përgjithshëm i LSI

Jemi këtu para opinionit publik për të komunikuar lidhur me situatën më të fundit të gripit H1N1 ose i njohur ndryshe si pandemia   e gripit të derrave e cila tashmë ka prekur dhe vendin tonë. Në vlerësimin tonë kjo është një situatë e kontrollueshme në mënyrë normale nga sistemi jonë spitalor.

Rastet e shfaqura sikurse e keni vënë re fatmirësisht nuk kanë qenë të një graviteti apo të një mase që mund të shkaktojnë dhe  vdekje dhe kjo në pikëpamjen tonë profesionale është një lajm i mire.  Ne jemi duke përjetuar një situatë e cila duhet vlerësuar seriozisht por është shumë larg çdo lloj tragjizmi apo  çdo lloj alarmimi të pavend që zakonisht karakterizojnë situata të tilla.

Megjithatë bëhet fjalë për një pandemi e thënë ndryshe për t’u kuptuar më qartë është niveli më i lartë i përhapjes së një sëmundje të caktuar ndaj masat duhet të jenë shumë seriozë dhe maksimale.

Duke mbështetur skemën e aplikuar nga qeveria dhe nga Ministria e Shëndetësisë sigurisht është një moment delikat për sigurimin dhe negocimin e sasive të duhura të vaksinës përkatëse që na mbron nga ky lloj gripi në përputhje me atë skemë që OBSH-ja ka negociuar më Shqipërinë.

Ndaj duhen siguruar sasira të mëdha dhe cilësore njëkohësisht në kohën e duhur sepse ashtu sikurse dhe shtetet e tjera i SHBA-ja Anglia etj synojnë të vaksinojnë të gjithë popullatën kështuqë negocimet intensive duhet të fillojnë dhe në momentin që kjo vaksinë të jetë e disponueshme duhet të jetë sa më parë të trajtohet nga sistemi spitalor shqiptar dhe të vaksinohet ajo pjesë e popullatës duke i dalë paraprakisht dhe atyre virozëve stinore që prekin vendin tonë në periudha të caktuara..

Duke mbështetur  vullnetin zellin dhe dëshirën për të kryer këtë detyrë të vështirë në këtë moment unë mendoj se këto dy momente pra sigurimi i vaksinës në kohën e duhur dhe vazhdimi i promocioneve dhe edukimit shëndetësor intensiv mbeten dy pistat kryesore për përballimin e kësaj pandemie .

Z. Vasili a keni ndonjë koment në lidhje me deklaratën e Kryetarit të  PS-së z. Rama i cili ka theksuar se nuk do të ndalet deri në zgjedhje të parakohshme?

LSI-ja ka shumë të qartë programin e saj elektoral ndaj ajo do të synojë që përfshirja e këtij programi ne programin e qeverisë së re të arrihet forcimi i dimensionit social i kësaj qeverisje. Gjithashtu është evidente që marrëveshje PD-LSI që do të përvijohet në javët që vijojnë do të garantojë një qeverisje solide por dhe tërësisht të suksesshme sepse ajo nuk është e ndërtuar në interesat e vogla të partive por është e ndërtuar mbi interesat madhore të vendit që i impononin një zgjedhje të tillë politike.

Ndaj duke i mirëkuptuar gjithmonë fantazitë ekscentrike të z.  Rama dhe duke e konsideruar këtë dhe si një ëndërr besoj se duhet të ëndërroj katër vjet të plota dhe më pas i duhet ta ripërsërisë këtë ëndërr dhe për 4 vjetarit në vijim.

Z. Vasili ka zëra në disa media që ka pasur një tur takimesh me z. Meta dhe z. Berisha a është e vërtetë kjo gjë dhe kur fillojnë negociatat mes partive respektive?

Sigurisht që ne i kemi ndjekur dhe i kemi përcjellë  fantazitë e disa  mediave që janë stabilizuar në standardin e tyre të mashtrimit sistematik mediatik. Është një e drejtë e tyre ta bëjnë këtë sepse ne kemi dështuar në tentativën tonë për ti sjellë në parametrat e standardeve të së vërtetës kështu që  lë ti lëmë të përkunden dhe ata në ëndrrat e tyre të mashtrimit veror sepse dhe kushtetuta dhe rregullat e shteti shqiptar thonë qartë që ne do të kemi qeveri të re në fillim të shtatorit dhe pikërisht në kohën dhe vendin e duhur do të jetë shumë transparente ashtu sikurse i kemi ndërtuar marrëdhëniet me median shumë larg transparencave asambleiste të PS-së do të bëhet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur do të realizoj atë mazhorancë solide e kërkuar nga prioritetet madhore që kërkon vendi.

0x323030392d30382d3034 16:39)