15 Feb Deklarate nga z. Edmond Haxhinasto zv. Kryetar i LSI
Deklarate nga z. Edmond Haxhinasto zv. Kryetar i LSI Deklarate: Edmond Haxhinasto Zv.Kryetar I LSI-se Mitingu i përmasave të jashtëzakonshme që u zhvillua dje në Tiranë ishte shprehja më e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të vazhduar rrugën e nisur të reformave që i çojnë ata më afër Bashkimit Evropian që realizojnë lëvizjen e lirë që konsolidojnë shtetin e së drejtës dhe zbatimin e ligjit. Dita e djeshme ishte një konfirmim tjetër i rëndësishëm se Axhenda e Shqipërisë dhe shqiptarëve është integrimi lëvizja e lirë punësimi e reformat e tjera dhe jo axhendat personale të ndonjë lideri politik. Uroj që gjithëkush ta ketë lexuar dhe kuptuar mirë mesazhin e djeshëm veçanërisht lidershipi i Partisë Socialiste dhe të reflektojë duke patur parasysh përgjegjësitë politike dhe institucionale përgjegjësi që sigurisht nuk kanë të bëjnë as me bojkotin as me qëndrime destruktive që dëmtojnë sado pak imazhin e vendit por nuk cënojnë aspak stabilitetin politik e institucional të një vendi anëtar të NATO-s dhe aspirant për anëtar të BE. Mesazhi për PS për të ndryshuar kursin e saj politik për ta zhvendosur luftën dhe debatin politik nga rruga në parlament u dha shumë i qartë edhe gjatë punimeve të Kongresit të 8 të të Partisë së Socialistëve Evropianë ku mori pjesë edhe LSI-ja me një delegacion të kryesuar nga Kryetari I saj z. Meta. A ka pasur ndonjë rezolutë nga Partitë Socialiste Europiane ku të theksohej zgjidhja e krizës dhe hapja e kutive? Nuk ka pasur asnjë rezoltutë asnjë raport asnjë deklartë i cili të bëjw një kërkesë të tillë. Kjo u tha në mënyrë të qartë edhe nga zëdhënwsja e Partisë Socialistëve Europiane dje në komuniket e saj me shtypin shqiptar. Z. Haxhinasto ashktu sikurse është bërë publike dje në sheshin “Skënderbeu” ishin të pranishëm dhe drejtues të lartë të LSI-së por si e shpjegoni mungesën e flamujve të partisë suaj në këtë miting? Dje ka qenë një miting i vullnetit të shqitparëve për të konfirmuar rrugën e nisur nga Shqipëria dhe besoj që vullneti i shqiptarëve është shumë i rëndësishwm se ccdo flamur partiak i ccdo partie. Prezenca e z. Prifti është përfaqësuese mjaft e mirë e LSI. Z.Haxhinasto ju si anëtar i delegacionit të LSI-së a mund të na konfirmoni faktin se PS është bërë anëtare e PSE me të drejtë vote? Unë nuk e di pavarësiht se isha në kongres që PS të jetë bërë anëtre e PSE-së me të drejtë vote. PS ka marr një status që është stasusi i anëtarit të asociuar që është një status automatik që marrin partitë e vendeve që kanë përfunduar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) pra nuk kemi të bëjmë me asnjë meritë të vecantë të PS-së apo të kryetarit të saj por është një meritë e Shqipërisë që ka realizuar marrëveshjen e MSA-së. Ministri i Jashtëm Bilt ka deklaruar në Bruksel se politika shqiptare duhet të gjejë rrugët e komunikimit mes palëve në fakt nuk ka asnjë lëvizje për kompromis? Marrëveshja është shumë e qartë. Unë e përsëris sërish se mesazhi që erdhi nga Kongresi i PSE-së që lufta politike konkurrimi politik debati politik zhvillohet në Parlament. Në parlament janë të gjitha mundësitë për të realizuar ato kërkesa që ka PS-ja. Dhe z.Bilt të jeni të bindur që në këtë linjë e ka bërë deklarimin e djeshëm dhe jo vetëm z.Bilt por dhe përfaqësues të tjerë të tjerë të lartë të preseidencës së BE-së të Komisionit Europian. Aq më tepër që edhe familja politike e Partive Socialiste Europiane që normalisht është një forum i partive socialiste dhe socialdemokrateve e kanë thënë me forcë në të gjithë takimet që kemi pasur qoftë me parti anëtere të këtij forumi por dhe me drejtuesit e tjerë të lartë si me Presidentin e ri të zgjedhur Rasmussen që theksoi se rruga e komunikimit politik në Shqipwri duhet të jetë ajo e institucioneve. Pra PS-ja të kthehet në Parlament dhe ta zhvillojë gjithë aktivitetin e saj aty dhe jo në rrugë. 0x323030392d31322d3039 15:27)