Deklaratë nga Ylli Manjani

Deklaratë nga Ylli Manjani

” Deklaratë nga Ylli Manjani Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore

Duam të ndajmë sot me ju konstatimin se opozita shqiptare ka filluar projektin e shkatërrimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Për fat të keq filozofia politike e opozitës është kundër zgjedhjeve të lira e demokratike votës së lirë dhe të drejtës së çdo shqiptari për të votuar ambasadave të vendeve perëndimore ekonomisë së lirë institucioneve të shtetit demokratik.
 Në këtë periudhë lufta e tyre absurde është përqendruar ndaj zgjedhjeve të lira dhe ambasadave të huaja. Sulmi fizik dhe verbal ndaj të zgjedhurve vendor zyrave publike ku ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dobi të qytetarëve motivohet qartësisht nga paniku elektoral. 
Pa asnjë dyshim e gjithë kjo dhunë që kemi parë nuk motivohet nga asnjë e vërtetë. Nga informacionet qe ne kemi na rezulton se opozita shqiptarë ka marrë megjithatë kopje të listave paraprake të zgjedhësve ashtu siç parashikon Kodi Zgjedhor. Mirëpo e vërteta është se atyre nuk u mungojë listat po votat. 
LSI i kërkon të zgjedhurve vendore që janë sot në detyrë përfshi edhe të zgjedhurin në ikje të Bashkisë së Tiranës të marrin përgjegjësitë që ju jep kodi zgjedhor dhe të garantojnë standardin demokratik që çdo votues me të drejtë vote të jetë në listën e votuesve. 
Ne i kërkojmë çdo administratori vendor të punojë i qetë dhe me sigurinë që i jep ligji për të përballuar edhe këtë valë sulmi të dhunshëm të projektit për shkatërrimin e zgjedhjeve. LSI siguron se ky projekt është i dështuar siç kanë dështuar të gjitha nismat e dhunshme të deri sotme.

0x323031312d30332d3234 Ylli Manjani.jpg 18:24)”