Deklaratë nga Ylli Manjani

Deklaratë nga Ylli Manjani

” Deklaratë nga Ylli Manjani Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore

PS po kërkon të prishë procesin në shenjë hakmarrje për humbjen e  Ramës

124 786 zgjedhës të bashkisë Tiranë kanë vendosur të nxjerrin në opozitë për herë të parë zotin Edi Rama. Ky fakt i njohur publik bashkë me tërbimin personal të zotit Rama ka nxitur edhe drejtuesit e tjerë të Partisë Socialiste në një betejë për prishjen e procesit zgjedhor. Shpresa e tyre e vetme është që të imponohen publikut institucioneve dhe oninionit ndërkombëtar me tezën e përsëritjes së zgjedhjeve. Dmth është njësoj sikur Manchester United të kërkojë përsëritjen e ndeshjes finale të mbrëmshme vetëm sepse e humbi.

Nuk ka asnjë një lloj vaji dhe as uthulle që të bëjë të gëlltitshëm pozitën groteske të zotit Rama dhe të drejtuesve të lodhur të partisë Socialiste. Dje dëgjuam teorinë tjetër sipas të cilës meqë numri i votave është më i madh se numri i votuesve zgjedhjet janë të papranueshme dhe se për këtë fakt fajin e ka KQZ. Ky formulim i bërë jashtë institucioneve të shtetit është në fakt është në fakt thikë që zoti Rama kërkon të ngulë me dëshpërim në shpinën e procesit zgjedhor. Të gjitha mandatet që gjatë këtyre 20 viteve kanë fituar Si Ruci ashtu edhe Rama ka patur mospërputhje të numrit të zgjedhësve që kanë votuar me numrin e votave që gjetura në kuti. Në këto zgjedhje ky mosrakordim është qartësisht i reduktuar.

Në rastin e bashkisë Tiranë gjetja e fletëve të votimit ne kutinë e gabuar e sqaron më së miri përrallën e mos rakordimit të shifrave të cilën nuk e beson as vetë Rama. Është e vertetë që fletet e votimit të gjetura në kutinë e gabuar janë tepër për këtë të fundit por është gjithashtu e vërtetë se po të njëjtat fletë janë mangut në kutinë e duhur. Por PS-së nuk i intereson kjo e fundit sepse në fakt nuk i intereson vota e qytetarëve por vetëm fitorja e kryetarit.

Ka edhe një fakt tjetër që as Rama e as Ruci nuk e përmendin qëllimisht. Fleta e votimit është dokument zyrtar shumë i mbrojtur. Përvec elementëve të sigurisë që parashikon Kodi Zgjedhor këtë herë me kërkesën e Partisë Socialiste KQZ i dha të drejtë Kryetarit dhe Nënkryetares (kjo e fundit e deklaruar haptas në favor të zotit Rama) të vendosin një shenjë të fshehtë në fletën e votimit. Për asnjërën nga fletët e numëruara nënkryetarja nuk kontestoi mungesën e shenjës që e di vetëm ajo.
Prandaj dëshirojmë të ftojmë zotin Rama dhe të tjerët rreth tij  të qetësohen dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Të pranojnë faktin se Kryetari i Partisë Socialiste doli në opozitë për herë të parë dhe ti kthehen jetës institucionale në këtë vend. Qytetarët e Tiranës dhe të gjith Shqipërisë nuk ja kanë për borxh as Ramës e askujt tjetër përbuzjen e vullnetit që e shprehën qetsisht paqsisht dhe demokratikisht më datën 8 Maj. Ky vullnet u lexua publikisht qartësisht dhe brenda një procesi të rregullt ligjor të sigurtë dhe me integritet.
Ky shtet ka institucione ka edhe gjykata që kanë për detyrë të trajtojnë cdo shqetësim të palëve që konkurrojnë në zgjedhje. Kushdo që ka një problem bën mirë ti paraqesë para institucioneve. Të tjerat janë pallavra që harrohen shpejt!

0x323031312d30352d3239 Ylli Manjani.jpg 10:38)”