Deklarate nga Spartak Braho

Deklarate nga Spartak Braho

” Deklarate nga Spartak Braho Kryetari i Komisionit për çështjet ligjore në LSI

Spartak Braho
Kryetari i Komisionit për çështjet ligjore në LSI
 
Dalim në këtë konferencë shtypi për të ritheksuar edhe një herë një çështje të rëndësishme që ka të bëjë me kryefjalën e reformave që duhet të zhvillohen në Shqipëri dhe që është reforma zgjedhore LSI duke përshëndetur dhe marrë pjesë në tavolinën e thirrur para pak ditësh si nga Kryeministri Berisha ashtu edhe në tavolinën e partive politike për këtë qëllim ritheksojmë dhe mbështet atë skenar pozitiv që u reflektua në këto takime ku më e rëndësishme është formati i ri i drejtimit të reformës zgjedhore nën drejtimin e aksionit qytetarë që ka marrë shoqëria civile organizatat e ndryshme përkatëse të cilat të vendosura për të qenë aktive në reformën zgjedhore menduan që kjo reformë të mbështetë të drejtohet të monitorohet prej tyre duke u drejtuar nga një specialist i fushës së reformave zgjedhore në Shqipëri Prof Kristaq Kume.
 Me këtë rast ne nxisim këtë format të ri i bëjmë thirrje këtij aksioni të ri qytetar të shoqërisë civile Prof.Kristaqit që të vërë në lëvizje tërë strukturat e tij dhe të fillojë punën sa më parë duke tërhequr në tavolinë e ekspertëve subjektet politike.
Këto tavolina ne i gjykojmë si tavolina ekspertësh bilaterale  të tëra dimensioneve në nivel ekspertësh. Ndërkohë ne shfaqim edhe mendimin tonë se është i papranueshëm ai koncept qëndrim dhe mendim se s’ka nevojë për reformë elektorale dhe ndryshime në kodin zgjedhor.
Mjafton të kujtojmë se ky detyrim rrjedh nga vetë vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga raporti i OSBE/ODIR-it nga këshillat që kanë dhënë institucionet ndërkombëtare të Këshillit të Europës të cilat në thelb detyrojnë klasën politike shqiptare.
Formatet që rrjedhin prej saj subjektet politike parlamentare që të ndërmarrin këtë reformë të bëjnë vërejtjet të realizojnë ato çka duhet bërë me qëllim që në zgjedhjet të hyjmë për ti realizuar ato komformë standardeve europiane.
A keni marrë përgjigje nga mazhoranca lidhur me kërkesën që ju bëtë në mbledhjen më të fundit të komisionit për të zgjeruar tryezën jo parlamentar dhe nga ana tjetër a ka kuptim të vazhdojë kjo tryezë pa qënë PS?
Po përgjigja ka qenë pozitive pra koncepti jonë që tavolina duhet të jetë e gjerë ka gjetur mbështetje dhe kjo mbështetje do të duket tashmë në atë aksion që do të ndërmarrë shoqëria civile ku ekspertët e forcave politike edhe partive parlamentare do të jetë prezente.
Përsa i përket pjesëmarrjes apo jo të PS-së tashmë formati i ri i zhvillimit të reformës do të vazhdojnë edhe pa pjesëmarrjen e PS. Do të  njoftohen në mbledhjet e ardhshme dhe ky ishte qëllimi i kësaj konference shtypi që të nxisim këto struktura. Do bëjmë edhe thirrje që specialist dhe ekspertë të PS-së të jenë prezentë. Ne do të bëjmë gati draftin e vërejtjeve duke u mbështetur edhe në ato vërejtje themelore që do të paraqesë çdo forcë politikë çdo ekspert i shoqërisë civile për të qenë i gatshëm për votim.
Nëse do të vijë apo jo PS në këtë fazë është puna e sajë apo në faza të tjera që lidhen me aktivitetin në parlament përsëri është një çështje e PS.
 
Z. Braho si e konsideroni ngjarjen më të fundit të ndodhur në Boboshticë të Korçës?
Është një ngjarje e cila është sa e bujshme aq edhe e shëmtuar. Pa dyshim justifikimet dhe veshja me petkun religjioz të kësaj ngjarje ku bëhet fjalë për ngritjen e një memoriali për dy ushtarë grek të vrarë në luftën e dytë botërore edhe nga organet kompetente tani është cilësuar si akt kriminal.
Me të drejtë ky veprim i qarqeve të caktuara ka ngjallur shqetësim të thellë dhe ka tronditur jo vetëm opinionin e popullatës në Bobnoshticë por edh reagimin e opinionit shqiptarë madje të mjaft personaleve më në zë dhe dinjitoz të këtij opinioni. Pardje kishte një reagim të patriotit dhe poetit të madh kombëtar Dritëro Agolli menjë shqetësim mjaft të madh.
Me këtë rast LSI dënon këto veprime duke e cilësuar edhe ajo një veprim kriminal dhe të atyre qarqeve që e nxitën dhe e realizuan dhunimin e varrezave por edhe të pasivitetit të organeve të pushtetit vendor në Korçë. Varret janë simbol i memories historike kulturore sociale i respektit që duhet të kemi për qenien tonë si një nga kombet më të vjetra të Europës.
Loja me varret apo varro-filia e disa qarqeve shtetërore apo Kishtare greke tendenca për të sajuar të tilla apo për të mbivendosur varre mbi varre duke shkelur dhe anashkaluar rregullat kanunore  apo ligjet shqiptare sic është dhe rasti i fundit janë të dënueshme. Ne si LSI kemi mëbshtetur veprimet e  organit të ligjit veprimet e policisë në Korçë dhe prokurorisë për fillimin e çështjes penale ndaj këtyre shkeljeve por nuk duhet të merren vetëm me atë pesronin atje që është një puëntor i thjeshtë  por duhet të shikojmë dhe të merremi me ata që kanë lejuar skenarizuar dhe qëndrojnë mbrapa këtij veprimi të shëmtuar.
Ndërkohë ne i bëjmë thirrje organeve më të larta të shtetit të marrë masa të ashpra ndaj qëndrimit pasiv tolerant dhe aspak në përmbushje të ligjit ndaj Prefektit të Korcës pse jo ky prefekt duhet shkarkuar.
Natyrisht të njëjtin qëndrim dhe përgjegjësi duhet të mbajë edhe Kryatri i Komunës së Drenovës i cili ka lejuar që në komunën e tij të kryhen veprime që kanë shkelur rregullat jo vetëm të bashkëjetesës normale atje por edhe të trajtimit normal të atij territori ku ai drejton.

0x3
23031302d31312d3034 Spartak Braho.jpg 17:16)”