"Deklarate nga sekretari per marredheniet me publikun prane LSI z. Ardit Cela"

"Deklarate nga sekretari per marredheniet me publikun prane LSI z. Ardit Cela"

” Deklarate nga sekretari per marredheniet me publikun prane LSI z. Ardit Cela Lëvizja Socialiste për Integrim

Deklaratë për shtyp

Ardit Çela

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun

 

Përpjekjet e Partisë Socialiste për të përkeqësuar situatën ekonomike të vendit për të përhapur panik duke sulmuar investitorët e huaj duke sulmuar besueshëmrinë e sistemit bankar besueshmëri e konfirmuar nga të gjithë partnerët ndrëkombëtar tregon në fakt një politik të paprinciptë e cila nuk synon thjesht të dëmtojë qeverinë por ajo që është më e rënda synon të cënojë sigurinë dhe mirëqënien e tw gjithë shqiptarëve.

Në vend që Partia Socialiste si shumë opozita të përgjegjshme në vende të tjera në këto momente tejet të ndjeshme për shkak të krizës botërore të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive për të përmirësuar më tej situatën ekonomike të Shqipërisë dhe shqiptarëve përkundrazi ndjek një politikë destruktive bllokuese dhe tejet të rrezikshme për stabilitetin ekonomik.

Pavarësisht nga vështirësitë e imponuara si rrjedhojë e rrethanave globale Shqipëria ka treguar qëndrueshmeri dhe  stabilitet ekonomik ku sigurisht që pritet progres i vazhdueshëm.
Prandaj e ftojmë Partinë Socialiste të ndryshojë sjellje të heqë dorë nga qëndrimet dhe sulmet e papërgjegjshme të paraqesë alternativa konstruktive për qeverisjen pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojë pozitivisht për ekonominë e shqiptarëve. 0x323031302d30382d3031 Ardit Cela.jpg 13:11)”