15 Feb Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI
” Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI z.Petrit Vasili Vasili: LSI si në zgjedhjet e 28 Qershorit ashtu dhe në zgjedhjet e vitit 2005 sikurse dhe në ditën kur u ndryshua Kushtetuta ashtu si dhe në ditën kur ndodhi Gërdeci ka një kundershtar politik që quhet Sali Berisha
—
Zgjedhjet në Shqipëri ndodhen në një moment shumë delikat të tyre tani që na ndajnë më pak se 20 ditë nga mbajtja e tyre në 28 Qershor.
Kodi Zgjedhor dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përcaktojnë qartë se procesi i numërimit të votave duhet të kryhet në vendet e numërimit të percaktuara dhe ku instalohet sistemi i kamerave që evidenton çdo votë të numëruar. Kërkesat e ligjit thonë qartë se kjo duhet të bëhej 40 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Eshtë shumë preokupante gjendja e vendeve të numërimit sepse procesi i instalimit të sistemit të kamerave është shumë i ngadaltë jashtë të gjithë afateve ligjore duke rrezikuar seriozisht standartin e zgjedhjeve dhe posaçërisht procesin shumë të rëndësishëm të numërimit transparent të votave.
LSI kërkon prerë nga KQZ që ajo të marrë situatën në dorë të aplikojë vendime e qëndrime emergjente për zgjidhjen e procesit të instalimit të kamerave si dhe të informojë qartë partitë dhe publikun e gjerë mbi ecurinë e procesit sepse kjo ka të bëjë me standartet e zgjedhjeve dhe vërtetësinë e tyre.
Gjithashtu LSI vlerëson shumë shqetësuese deklaratat e Ministrit të Brendshëm për rreth 500 000 karta identiteti të patërhequra ende.
Ky fakt është shumë serioz dhe mbi të duhet të hetohet menjëherë nga drejtësia por edhe nga partitë politike sepse është paradoksale dhe e dyshimtë që këta qindra mijëra qytetarë që kanë shpenzuar paratë dhe kohën e tyre nuk e gjejnë të udhës të tërheqin karta e tyre.
Situata bëhet edhe më serioze realisht sepse duke i shtuar këtyre 500 000 votuesve edhe mijëra qytetarë të cilët për arsye të keqfunksionimit të sistemit të aplikimit nuk kanë aplikuar ende do të thotë që më shumë se gjysma e qytetarëve votues të Shqipërisë do t’i mungojnë procesit të votimit duke kompromentuar shumë rëndë besueshmërinë e tij.
Ne i kërkojme gjithashtu misionit të posaçëm vëzhgues të OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit që të luajë rolin e tij lidhur me këto dy fakte të një rëndësie shumë të madhe për fatin e standarteve të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri.
Në disa takime të ditëve të fundit z.Rama ka hedhur sulme edhe ndaj LSI. Cili është komenti juaj?
Komenti ynë është një dhe vetëm një; Lëvizja Socialiste për Integrim si në zgjedhjet e 28 Qershorit ashtu dhe në zgjedhjet e vitit 2005 sikurse dhe në ditën kur u ndryshua Kushtetuta ashtu si dhe në ditën kur ndodhi Gërdeci ka një kundershtar politik që quhet Sali Berisha. Ndërsa në mënyrë të natyrshme si një forcë shumë përparimtare dhe progresiste e së majtës LSI ka si aleat të saj të natyrshëm socialistët dhe progresistët.
0x323030392d30362d3038 14:13)”