Deklarate nga Sekretari i pergjithshem i LSI z.Petrit Vasili

Deklarate nga Sekretari i pergjithshem i LSI z.Petrit Vasili

Deklarate nga Sekretari i pergjithshem i LSI z.Petrit Vasili

 Jemi sot para jush për të denoncuar skandalin dhe mashtrimin e radhës tashmë në modë në politikën e Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste lidhur me gjoja një rezolutë të miratuar në kongresin e Fundit të Partive Socialiste Europiane.
Sigurisht të gjendur në vështirësi të mëdha për arsye të një bojkoti vetëvrasës Edi Rama ka arritur në marrëzinë e tij politike që të shpik edhe veprime që nuk kanë ndodhur kurrë edhe rezoluta që nuk kanë ekzistuar kurrë.
Është e qartë që Edi Rama ka demonstruar sjelljen më të papërgjegjshme dhe më skandaloze duke ju referuar dhe mashtrimeve të mëdha publike të karakterit të lartë politik. 
Në konferencën e fundit të Partive Socialiste Europiane nuk është miratuar asnjë rezolutë për Shqipërinë përkundrazi delegacionit të Partisë Socialiste drejtuar nga Edi Rama i është bërë thirrje e qartë publike që ti jap fund bojkotit të shkojë sa më parë në Parlament debati parlamentarë dhe çdo veprim tjetër i karakteri politik të kryhet në sallën e Parlamentit.
 Ky skandal dhe mashtrim i radhës sigurisht që është pjellë e një momenti shumë të vështirë të një situate pa rrugëdalje dhe të një ndërthurje të shëmtuar siç po bëhet e qartë dhe publikisht të interesave të politikës së keqe dhe politikës së pistë.
 Në këtë pikëpamje ne e dënojmë këtë standard të turpshëm. Sigurisht është goxha më i turpshëm se skandali i djeshëm ku në konferencën e punës me përfaqësuesit më të lartë të Partive Socialiste Europiane zoti Rama u ngrit dhe doli jashtë në momentin kur zoti Meta po mbante fjalën e tij pasi zoti Rama kish mbajtur fjalën e tij duke treguar qartë atë që unë e kam thënë dhe herë të tjera një sistem sjelljesh të pagdhendura që s’kanë të bëjnë fare me sjelljet evropiane por dhe demonstrimet e një njeriu që është në një krizë të madhe edhe psikologjike por edhe politike pa rrugëdalje. 

Duke denoncuar këto veprime ne vazhdojmë të dëshmojmë dëshirën tonë për dialog parlamentar i  ripërsërisim ftesën Partisë Socialiste që të rikthehet në Parlamentin Shqiptar si i vetmi vend ku aspiratat europeiste të Shqipërisë dhe të opozitës realizohen dhe ti japin fund deklaratave dhe sulmeve të njëpasnjëshme që po çudisin jo vetëm Shqipërinë por dhe mbarë Europën.

———————————————————————–

Bashkangjitur gjeni deklaratën e Zëdhënëses së  Partisë Europiane Socialiste Silke Tomson
 
Zëdhënësja e  Partisë Europiane Socialiste Silke Tomson  tha sot për ATSH-në se " Kongresi i Partisë Socialiste Europiane nuk ka miratuar asnjë rezolutë për Shqipërinë"
 Një ditë më parë Partia Socialiste e Shqipërisë shpërndau një deklaratë për mediat sipas së cilës. " në Kongresin ne Partive Socialiste Europiane që po zhvillohet në Pragë u mbajt një takim i posaçëm  për çështjet e Ballkanit ku u  propozua një qëndrim i PES mbi zhvillimet politike në Shqipëri."

     Sipas zyrës së PS-së në këtë dokument që mori pëlqimin e të gjithë të partive në tryezë thuhej se “Partia e Socialistëve Europianë shpreh shqetësim të thellë në raport me krizën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës me të cilën përballet Shqipëria. PES i jep mbështetje të plotë qëndrimit të mbajtur nga Internacionalja Socialiste mbi krizën me të cilën përballet Shqipëria dhe thekson se në Shqipëri demokracia  duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste të Shqipërisë në lidhje me të gjitha shkeljet dhe parregullsitë gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të mbështeten”.

     “Kongresi i PES i bën thirrje koalicionit qeverisës të respektojnë liritë dhe të drejtat kushtetuese duke garantuar transparencë të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit përmes një hetimi parlamentar që plotëson të gjitha kërkesat legjitime të Partisë Socialiste të Shqipërisë” bëri të ditur zyra e shtypit e PS-së.
     PES mbështet angazhimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

0x323030392d31322d3038 15:50)