Deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i çelur udhë në mënyrë ligjore realizimit të procesit zgjedhor të 8 majit është padyshim veprimi i duhur është përgjigja ligjore për gjithë veprimtarinë antiligjore dhe në kundërshti edhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për të realizuar zgjedhje korrekte zgjedhje të lirë të ndershme dhe të pakontestuara.
Natyrisht Lëvizja Socialiste për Integrim e mbështet këtë vendim sepse është një vendim i bazuar në ligjin apo në kodin zgjedhor të miratuar nga Partia Socialiste dhe Paria Demokratike. Aq më tepër që është propozim i bërë nga vetë Partia Socialiste dhe nga ana tjetër çelja udhë e realizimit në përputhje me kodin zgjedhor të zgjedhjeve të 8 majit është edhe përgjigja më e mirë për cilindo që synon apo tenton të imponohet për të mos realizuar në kohë zgjedhjet në funksion të mbajtjes në mënyrë antikushtetuese të ombrellës së pushtetit korruptim ku ka fshehur kokën cilido kryetar bashkie qoftë ai.
Realizimi i zgjedhjeve të 8 majit nuk është çështje dëshire apo trilli individual. Nuk është çështje e qejfit të një kryetari bashkie apo tjetrit. Është detyrim kushtetues në zbatim të Kushtetutës dhe afateve kushtetuese të mandatit të të zgjedhurve lokalë. 
Presidenti  i Republikës ka nxjerrë dekretin përkatës dhe për këtë arsye e gjithë shoqëria shqiptare e gjithë klasa politike e vendit të gjithë palët e interesuara për zgjedhjet duhet të punojnë dhe të kontribuojnë pozitivisht. Bllokimi i KZAZ-ve nga sjellja e papërgjegjshme e lidershipit të Partisë Socialiste natyrisht meritonte dhe meriton vetëm përgjigje ligjore përgjigje e bazuar mbi kodin zgjedhor dhe prandaj ne e mbështesim dhe e inkurajojmë KQZ-në të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë dhe të përmbushë të gjithë detyrimet kushtetuese dhe ligjore që ka për të realizuar zgjedhje në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it. 
Nga ana tjetër më lejoni t’ju bëjë të ditur që Lëvizja Socialiste për Integrim në respekt të të drejtës së qytetarëve për të votuar në liri të plotë në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara ka ndërmarrë një sërë iniciativash për ta zhbllokuar procesin për të ulur palët në tryezën e bisedimeve. 
Unë i jam drejtuar me një letër zyrtarisht kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kryetares së Kuvendit kryetarëve të partive që përfaqësohen në parlament për t’u fokusuar në disa prej çështjeve më të rëndësishme të procesit zgjedhor të reformës zgjedhore i bindur se vetëm përmes ofertash të tilla konstruktive në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it palët mund t’i shërbejnë procesit mund të dëshmojnë realisht se janë të angazhuar për të realizuar zgjedhje korrekte të lira të pakontestueshme të ndershme dhe transparente. Dhe nga ana tjetër ne do të vazhdojmë të mos reshtim së marri iniciativa konstruktive dhe që kërkojnë kontributin pozitiv të palëve në të mirë të realizimit të këtij procesi.

0x323031312d30322d3231 Luan Rama.jpg 19:12)”