Deklarate nga nenkryetarja e LSI

Deklarate nga nenkryetarja e LSI

” Deklarate nga nenkryetarja e LSI Erisa Xhixho

Dal sot në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së që u bënë pjesë e takimit të djeshëm gjithashtu dhe qytetarët e Tiranës veçanërisht djemtë dhe vajzat e reja të qytetit të Tiranës që na u bashkuan në sfidën tonë për t’ia kthyer Tiranën qytetarëve. 
Ky takim solli një emocion të ri për të cilin të gjithë kemi nevojë për energji pozitive ajo që prej kohësh LSI i jep politikës shqiptare. 
Ne tashmë kemi filluar dëgjesa me qytetarët për çdo shqetësim në çdo lagje në çdo rrugë për të evidentuar në këtë mënyrë më së miri problemet e vërteta të çdo komuniteti. 
Këto dëgjesa po na ndihmojnë për hartimin e një programi sa më përfaqësues dhe serioz që do të përçojë zërin e çdo komuniteti dhe në këtë mënyrë do të mund t’i japë zgjidhje shumë çështjeve që janë thënë shumë herë por askush nuk i ka dëgjuar.
Oferta jonë për qytetarët është një ofertë që mund t’i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve dhe jo të krijojë probleme të reja për qytetarët.
Ne besojmë që Tiranës i duhen politikanë që dëgjojnë dhe më pas veprojnë në bazë të atyre që dëgjojnë.
Takimi i djeshëm tregoi më së miri se burimi i forcës së LSI-së mbeten qytetarët e Tiranës dhe alternativa jonë pozitive për të rinjtë.

0x323031312d30332d3138 16:40)”