Deklarate nga LSI

Deklarate nga LSI

Deklarate nga LSI

Deklarate për Shtyp

Lëvizja Socialiste për Integrim

Ardit Çela

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun

 

Meqënëse ditën e hënë fillon punë sesioni i ri parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim edhe njëherë rithekson domosdoshmërine e kontributeve pozitive në të mirë të reformave europianizuese të vendit.

 

Ne përfitojmë edhe njëherë nga rasti për të shprehur edhe njëherë qëndrimin tonë se palët duhet të kontribuojnë për një dialog politik sa më produktiv në mënyrë të tillë që të kemi zhvillime sa më pozitive..

 

Sfidat e mëdha që vendi ynë ka përpara kërkojnë që klasa politike shqiptare të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë dhe angazhimet që i takojnë dhe sigurisht që këto angazhime kërkojnë veprime konkrete por mbi të gjitha kërkojnë një vullnet politik të orientuar nga interesi kombëtar.

 

Në këtë kontekst ne gjykojmë se shtatori në vetvete duhet të ketë si udhërrëfyes të veprimit të tij politik punën e nevojshme që duhet kryer sidomos për zbatimin e rezolutës së Parlamentit Europian. Nuk ka më kohë për të humbur.

0x323031302d30392d3034 Ardit Cela.jpg 12:40)