15 Feb Deklarate nga Kryetari i KDK-se z. Edmond Haxhinasto
Deklarate nga Kryetari i KDK-se z. Edmond Haxhinasto Ne emer te LSI shpreh keqardhjen per permbajtjen e Enciklopedise se Republikes se Maqedonise e cila paraqet pasaktesira historike per prejardhjen e shqiptareve dhe per figura te rendesishme te histories se tyre.
Nje reagim i tille do te ishte i panevojshen nese kjo Enciklopedi nuk do te ishte botim i Akademise se Shkencave te Republikes se Maqedonise nje institucion shteteror i saj.
Ne vleresojme se percaktimet jo shkencore dhe arkaike te kesaj Enciklopedie nuk i sherbejne as historise as te vertetes as kompleksit per te erresuar apo ngritur identitetet e kombeve.
Keto qendrime jane manipulime politike driteshkurtra te cilat rrjedhin ne kah te kundert me frymen e harmonise e bashkjeteses midis kombeve dhe rrymat e integrimit te kombeve te rajonit mes tyre dhe ne strukturat Euro-Atlantike.
Ne urojme qe kunder ketyre qendrimeve te shprehet vete shoqeria maqedonase per te treguar pjekurine e saj dhe respektin per shqiptaret si pjese shtetformuese e Republikes se Maqedonise. 0x323030392d30392d3230 15:31)