Deklaratë nga Erisa XHIXHO

Deklaratë nga Erisa XHIXHO

Deklaratë nga Erisa XHIXHO Nënkryetare e LSI

Deklaratë :Erisa XHIXHO
Nënkryetare e LSI

 

Jam sot këtu përpara jush për t’ju informuar mbi ecurinë e pregatitjeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim  mbi arritjen e objektivave primare për zgjedhjet e 8 Majit të cilat duhet të kenë në fokus qendror interesat e qytetarëve.

Zgjedhjet e 8 Majit janë mbi të gjitha zgjedhje për qytetarët.

Janë zgjedhje ku duhen paraqitur alternativa të vërteta zhvillimi mbi problematikën e çdo komuniteti. Prandaj përfaqësuesit e  Lëvizjes Socialiste për Integrim prej disa kohësh si edhe në ditët në vijim kanë filluar dhe do të vazhdojnë  turin e takimeve me qytetarët në mënyrë të tillë që të dëgjojnë me kujdes  çdo problem dhe çdo shqetësim që ata kanë në lidhje me mënyrën  se si funksionon sot pushteti vendor për të identifikuar të gjitha ato problematika të cilat u interesojnë  qytetarëve shqiptarë.

Kjo do të bëjë të mundur hartimin dhe paraqitjen e një programi i cili do të përfaqësojë më së miri  zërin e qytetarëve. Do të përfaqësoj zgjidhjen e problemeve konkrete. Do të përfaqësojë një alternativë nga qytetarët për qytetarët.
Prandaj edhe njëherë i ftojmë partitë politike që në funksion të karakterit dhe konceptit të zgjedhjeve lokale si zgjedhje administrative të ofrojnë zgjidhje për qytetarët dhe jo  të krijojnë probleme  të reja për vendin.

0x323031312d30332d3132 16:49)