16 Feb Deklarate nga Edmond Haxhinasto
Deklarate nga Edmond Haxhinasto zv.kryetar i LSI
Deklarate nga Edmond Haxhinasto
Zëvendëskryetar i LSI
Haxhinasto: LSI po përgatit një draft konkrete sipas rekomandimeve OSBE-ODIHR.
Haxhinasto: Opozita kundër interesave kombëtare.
Vendi nuk ka qene kurrë me pare kaq afër një ngjarje te shumëpritur nga gjithë shqiptaret: lëvizjes se lire ne hapësirën evropiane qe do t’i beje ata te ndjejnë e te prekin realisht Evropën.
Partneret tanë me te afërt ne rajon e përtej tij janë avokatet tanë dhe po na mbështesin si asnjë here tjetër qe Shqipëria te behet sa me pare anëtare e BE.
Qeveria po vazhdon rrugën e reformave dhe sapo ka përfunduar përgatitjen e një produkti shume cilësor qe do na çoje një hapa përpara drejt anëtarësimit ne Evrope siç është pyetësori i BE.
Është për te ardhur keq qe kundër kësaj rryme e këtyre objektivave mbarëshqiptare vepron sot opozitae cila ka zgjedhur pengimin e këtij procesi integrues ne vend qe ta mbështesë atëpo nxin padrejtësisht situatën ne vend ne vend qe te kontribuoje për përmirësimin e saj
Po konteston nga rruga institucionet legjitime ne vend te njohe përgjegjësitë e saj dhe te kontribuoje për forcimin e tyre.
Po e ndan popullin ne “opozitar” e “pushtetar” ne vend qe te punoje për interesat e gjithë qytetareve.
Sot është momenti qe te gjithë forcat politike ato parlamentare dhe jo-parlamentare te angazhohen ne mënyre te përgjegjshme ne ofrimin e konsensusit politik dhe për mbështetjen e hapave konkrete te procesit te anëtarësimit te Shqipërisë ne BE siç është liberalizimi i vizave.
Gjithashtu ato duhet te angazhohen sa me pare ne një proces transparent dhe gjithëpërfshirës ne realizimin e reformës zgjedhore pasi zgjedhjet vendore po trokasin ne dere. Angazhimi ose jo ne ketë proces do te vërtetojë se cilët janë ata qe vërtete veprojnë për standardet e zgjedhjeve dhe te demokracisë.
Z. Haxhinasto Kryetarja e Parlamentit në Konferencën e kryetarëve ka kërkuar nga partitë politike propozime konkrete për të ndryshuar kodin zgjedhor duke patur parasysh që LSI ka kundërshtuar këtë kod elektoral a do të ketë LSI propozime se si do të ndryshojë ky Kod elektoral?
Ne jemi duke përgatitur një platformë konkrete se çfarë do të kërkojmë për të ndryshuar për Kodin Zgjedhor kjo ka të bëj për çështjet e administrimit zgjedhor ka të bëj gjithashtu dhe me çështje të tjera që kanë te bëjnë me administrimin tërësor të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri me kohën televizive me financimin e partive etj Pra me një sërë çështjesh që ne i kemi bërë publike.
Por dokumenti më i rëndësishëm si pikë referencë për këtë do të jenë rekomandimet e OSBE-ODIHR i cili është institucioni ndërkombëtar i specializuar për vlerësimin e zgjedhjeve si dhe për përcaktimin e standardeve që janë të nevojshme për tu plotësuar në mënyrë që këto zgjedhje të jenë në përputhje të plotë me standardet e miratuara nga ndërkombëtaret.
Ju mendoni që këto ndryshime duhet të bëhen përpara zgjedhjeve lokale?
Ne mendojmë që sa më parë të fillojë reforma zgjedhore dhe reforma të shërbejë edhe për realizmin sipas standardeve më të larta edhe të zgjedhjeve vendore.
A rrezikohen këto zgjedhje nëse nuk ka konsensus nga partitë politike për të bërë këtë reformë zgjedhore?
Unë mendojë që të gjitha partitë politike duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre qytetare ndaj kushtetutës dhe të realizojnë nëse duan vërtet standarde zgjedhore kontributet e tyre konkrete me qëllim që të përmirësohet sa më shumë kuadri i administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
0x323031302d30342d3134 14:12)