16 Feb Deklarate nga Edmond Haxhinasto
Deklarate nga Edmond Haxhinasto zv Kryetar i LSI
Deklaratë: Edmond Haxhinasto
Zv. Kryetar i LSI
**********************
Debati politik ne nxehje për çështjen e hapjes se kutive i nxitur nga PS nuk është aspak i lidhur me transparencën e zgjedhjeve aq me pak ne funksion te përmirësimit te standardeve për zgjedhjet e ardhshme.
Ai nisi dhe vazhdon te mbetet një debat me objektiv te qarte politik kontestimin e mazhorancës dhe faktorizimin politik te lidershipit te PS. Identifikimi me gjoja “kauzën” e transparencës nuk mund t’i mbuloje këto objektiva te opozitës.
Asnjëherë mazhoranca nuk ka qene kundër transparencës se zgjedhjeve. Ajo ka qene e para qe i ka kërkuar ato.
Asnjëherë mazhoranca nuk ka kundërshtuar ngritjen e Komisionit Hetimor për transparencën e zgjedhjeve. Ajo e ka dhëne konsensusin për këtë duke i dhëne drejtimin e Komisionit opozitës.
Asnjëherë mazhoranca nuk ka penguar reformën zgjedhore – ajo ka qene e pare qe ka kërkuar fillimin e këtij procesi.
Opozita e sotme duhet te këtë te qarte se objektivat e saj politike nuk mund te realizohen duke iu imponuar politikisht dhe me ultimatume mazhorancës. Demokracia funksionon me vota jo me kërcënime.
Nëse opozita vërtete ka qellim transparencën e zgjedhjeve rruga ligjore dhe kushtetuese është e hapur për te. Me këtë rast vlerësojmë prononcimin e Presidentit Topi qe rekomandon Gjykatën Kushtetuese për sqarimin e qëndrimeve te papajtueshme te palëve.
Republika e Shqipërisë është republike e shtetit te se drejtës dhe jo çiflig i vullneteve politike te ndonjë individi te përveçëm.
Z. Haxhinasto si po i ndjek LSI-ja debatet e fundit në lidhje me “SHISH” dhe cili është qëndrimi i saj?
Mazhoranca e ka shprehur vullnetin e saj duke ju drejtuar ekspertizës ndërkombëtare. Madje dhe Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani është autorizuar të kërkojë mendimin e ekspertëve ndërkombëtarë të misionit EURALIUS lidhur me draftin e ndryshimeve në projektligjin e SHISH.
0x323031302d30332d3137 14:37)