16 Feb Deklarate nga Edmond Haxhinasto
Deklarate nga Edmond Haxhinasto zv Kryetar i LSI
Debati politik i muajve te fundit per problematiken e zgjedhjeve te 2009-tes duhet te marre nje drejtim te ri: fillimin sa me pare te reformes zgjedhore per zgjedhjet e ardheshme.
Zgjedhje te lira e te ndershme konkurrimi i ndershem dhe i barabarte per te gjithe proces i pakontestuar nga partite pjesmarrese dhe gjithperfshirja e tyregarantohet vetem me nje kuader ligjor sipas standarteve nderkombetare pra me nje Kod Zgjedhor sipas ketyre standarteve.
Duke njohur gjithesecili pergjegjesite perkatese ne hartimin e Kodit Zgjedhor te kaluar eshte momenti te tregohet maturi politike dhe angazhim institucional per te filluar nje proces gjithperfshires ne permiresimin e Kodit dhe standarteve per zgjedhjet e ardheshme. Ligjet nuk permiresohen duke bertitur nga rruga dhe as duke hedhur “shaçka” politike!
Angazhimi apo terheqja para nje pergjegjesie te tille do te tregojne me se miri nese motivet e opozites jane persosja e standarteve te zgjedhjeve apo provokimi i krizes politike.
LSI ka filluar punen per pergatitjen e nje platforme per permiresimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vena re gjate zgjedhjeve te 2009-tes dhe duke zbatuar rekomandimet e OSCE/ODIHR ne raportin e saj perfundimtar. Keto propozime do te paraqiten ne menyre institucionale ne Parlament.
0x323031302d30332d3031 10:18)