16 Feb Deklaratë nga Edmond Haxhinasto
Deklaratë nga Edmond Haxhinasto zëvendëskryetar i LSI
Dëshiroj të shpreh keqardhjen për vazhdimin nga ana e lidershipit të PS-së të kursit të saj absurd politik të opozitës destruktive që vetëm politikë e re nuk mund të jetë.
Ne vlerësojmë se axhenda e re e bojkotit dhe e protestave nuk është shprehje e vullnetit të shqiptarëve dhe e detyrimeve e përgjegjësive opozitare të PS-së për të kontribuar në këtë moment historik të procesit të integrimit.
Nuk është as në funksion të reformës zgjedhore zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe as të forcimit të institucioneve në Shqipëri siç po pikturohet rëndom fasada e këtyre protestave.
Nëse vërtetë lidershipi i PS-së i ka këto objektiva të zërë vendin e saj në parlament dhe të drejtojë reformën zgjedhore.
Të dëgjoje zërat në rritje të Komisionit Evropian të Olli Rehn të përfaqësuesve të nderuar të vendeve mike por edhe të Partisë së Socialistëve Evropiane që i thanë asaj qartazi se “duhet të luajë sipas rregullave të lojës” dhe të kthehet në Parlament.
Me këtë destruktivitet dhe politikë të vjetër PS po shkel të drejtën e shumicës së shqiptarëve që nuk votuan për të po shkel të drejtën e tyre për qeverisje më të mirë dhe anëtarësim të shpejtë në BE.
Z. Haxhinasto qeveri ka shtyrë dhe me tre vite të tjera moratoriumin për skafet a keni ju një koment për këtë?
Lëvizja Socialiste për Integrim por dhe Qeveria do ta bëjë krejtësisht të pa nevojshëm këtë moratorium sepse shumë shpejtë shqiptarët do të lëvizin të lirë. Dhe kjo gjë i shërben pikërisht këtij procesi të liberalizimit të vizave. Qeveria do të realizoj të gjitha detyrat që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurimin e kufijve luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar etj të gjitha këto në proces të lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Vendimi i qeverisë për të shtyrë dhe me tre vite të tjera moratoriumin e skafeve ka si qëllim për të goditur skafistët dhe jo turistët.
0x323030392d31322d3133 22:19)