15 Feb Deklaratë nga Edmond Haxhinasto
Deklaratë nga Edmond Haxhinasto Zëvendës Kryetar i LSI-së Deklaratë :Edmond Haxhinasto
Zëvendës Kryetar i LSI-së
Tiranë: 16 nëtor 2009
Jam këtu për të vlerësuar procesin zgjedhor të djeshëm për zgjedhjet e pjesshme në pesë njësitë vendore në Tiranë Fierzë Fushë-Arrëz Klos dhe Otllak.
Procesi zgjedhor u zhvillua i qetë dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e vendit.
Kam kënaqësinë të evidentoj se numri i votave të LSI-së në 5 njësitë ku u konkurrua shënoi dje një rritje prej 2.6 herësh në krahasim me rezultatin e saj ën zgjedhjet e 28 qershorit. (1052 vota-2702 vota).
Konkretisht: rritja në njësinë 10 në Tiranë 73 për qind (513-886)
në Otllak 10 për qind (289-320)
në Fushë Arrëz 22 herë (21-455)
në Fierzë 3 herë (17-56)
në Klos 5 herë (212-991)
Kandidatët e LSI-së konkurruan me dinjitet e profesionalizëm duke zhvilluar një fushatë civile dhe duke paraqitur një alternativë mirëqeverisëse në të gjitha këto njësi.
Rezultati i 15 nëntorit pasqyro gjithashtu se trendi i mbështetjes ndaj LSI-së është në rritje të dukshme. Ai reflekton edhe drejtësinë e vendimit të LSI-së për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike
0x323030392d31312d3136 14:50)