15 Feb Deklarate nga Edmond Haxhinasto
Deklarate nga Edmond Haxhinasto Zevendeskryetar i LSI
Dua te shpreh keqardhjen për thirrjet për radikalizim qe po degjohen nga tribunat e protestave te opozites.
Eshte vertete per te ardhur keq qe thirrje te tilla te deshperuara e anakronike rrjedhin ne kah krejtesisht te kundert me perpjekjet kombetare te gjithe politikes per te realizuar levizjen e lire te shqiptareve drejt BE dhe marrjen e statusit te vendit kandidat.
Duket qarte qe opozita aktuale dhe lidershipi i saj kane humbur sensin e realitetit ndjeshmerine politike te nevojave qe kane qytetaret e ketij vendi per me shume punesim arsimim sherbim shendetesor e perkujdesje sociale.
Qendrimet kokeforta irracionale jashte-institucionale e anti-integruese te opozites tregojne qarte se kauzat kombetare integruese dhe se sherbimi ndaj qytetareve qe deri dje ishte lajtmotivi i te ashtuquajtures “politike e re” po sakrifikohen per hir te axhendave personale te lidershipit te saj.
Ne emer te LSI i bejme thirrje opozites socialiste dhe perfaqesuesve te saj te zgjedhur te reflektojne dhe te kujtojne se premtimi qe i kane bere shqiptareve me 28 qershor ishte integrimi ne evrope dhe levizja e lire dhe jo mitingjet kunder ketij integrimi.
0x323030392d31312d3031 18:40)