Deklaratë nga Drejtori i Marrëdhënieve me Median në LSI

Deklaratë nga Drejtori i Marrëdhënieve me Median në LSI

Deklaratë nga Drejtori i Marrëdhënieve me Median në LSI Dritan Ylli për konkluzionet e mbledhjes së KDK së LSI

Sot paradite zhvilloi me sukses punimet Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar mbështetën në mënyrë unanime të gjithë veprimin politik dhe përfaqësimin e LSI në Qeverinë e Integrimit.

Komiteti Drejtues Kombëtar njëkohësisht përshëndeti reflektimet dhe përfshirjen në programin e Qeverisë të prioriteteve programore të LSI dhe përcaktoi se axhenda e integrimit do të jetë prioriteti madhor i qeverisjes dhe i rolit madhor të LSI në Qeveri.

KDK vletësoi gjithashtu se integrimi dhe në mënyrë specifike problemi i liberalizimit të vizave do të jetë prioritet i padiskutueshëm i LSI në të gjithë angazhimet e saj.

KDK miratoi kalendarin politik të analizave në të gjithë  strukturat e LSI dhe të veprimeve politike për forcimin e mëtejshëm të strukturave të LSI të çdo niveli.

KDK miratoi disa plotësime në kryesimin e LSI deri në zgjedhjet e përgjithshme që do të bëhen në pranverën e ardhshme;

– Në vendin e Zëvendëskryetarit të LSI u zgjodh Z.Edmond Haxhinasto
– Në vendin e Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI u zgjodh Prof.Edmond Panariti 
– Z. Lefter Koka u zgjodh Nënkryetar i LSI
– Znj.Monika Kryemadhi u zgjodh Sekretare Organizative e LSI

Ndërkaq u zgjodhën edhe disa anëtarë të Kryesisë së LSI;

–   Prof.Shezai Rrokaj u zgjodh anëtar i Kryesisë
–   Z.Leondard Beqiri u zgjodh anëtar i Kryesisë
–   Z.Edmond Hoxha u zgjodh anëtar i Kryesisë
–   Z.Nasip Naço u zgjodh anëtar i Kryesisë
–   Znj.Matilda Merxhani u zgjodh anëtare e Kryesisë
–   Z.Bujar Hasa u zgjodh anëtar i Kryesisë
–   Z.Pjerin Xhuvani u zgjodh anëtar i Kryesisë
–   Z.Qemal Elezi u zgjodh anëtar i Kryesisë

0x323030392d31302d3131 dritan ylli.jpg 19:25)