16 Feb Deklaratë nga Blerina Kazaferi N/Kryetare e LSI së Tiranës
Posted at 03:44h
in Archived Articles
” Deklaratë nga Blerina Kazaferi N/Kryetare e LSI së Tiranës
LSI ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur sot në shkollën “Dora D’istria” në kryeqytet ku ka rënë suvaja e tavanit në palestrën e shkollës. Nënkryetarja e LSI-së së Tiranë Blerina Kazaferi në një deklaratë për shtyp ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës i cili me indiferencën e tij dhe me tavanet elektorale po vë në rrezik sigurinë e fëmijëve tanë.
“Sot dhe një tavan tjetër pas tavanit elektoral të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” u rrëzua.
Mungesa e një kryetari bashkie në krye të punëve dhe që punon 24 orë për qytetin po vë në rrezik edhe në sigurinë e fëmijëve tanë” tha Kazaferi.
Nënkryetarja e LSI-së së Tiranës u shpreh se Edi Rama nuk duhet të vazhdojë turin e gënjeshtrave elektorale por të shohë realitetin e mungesës së punës nga ana e baskisë.
Kazaferi theksoi se Tiranës nuk i duhen tavane pemë apo asfalte elektorale por i duhet një njeri i dedikuar që të punojë për të. Sipas Kazaferit Tiranës i duhet plani i LSI-së për të hapur më shumë shkolla të reja për të punësuar më shumë mësues të rinj për të rritur sigurinë e fëmijëve tanë në shkollë.
“I them z. Rama që sot duhet të kishte ardhur këtu për të parë realitetin e mungesës së punës nga ana e bashkisë dhe jo të vazhdojë turin e gënjeshtrave elektorale me banorët e kësaj lagjeje vijoi Kazaferi. Tiranës nuk i duhen tavane elektorale pemë elektorale asfalte elektorale.
Tiranës i duhet një njeri i dedikuar që të punojë për të. Tiranës i duhet plani i LSI-së për të hapur më shumë shkolla të reja për të punësuar më shumë mësues të rinj për të rritur sigurinë e fëmijëve tanë në shkollë” përfundoi deklaratën e saj për mediat Nënkryetarja e LSI-së së Tiranës Blerina Kazaferi. Është hera e dytë brenda pak ditësh që në Tiranë bie suvaja e ambienteve shkollore për fatin e mirë pa dëmtime në njerëz. Fillimisht një ngjarje e ngjashme u regjistrua në gjimnazin “Petro Nino Luarasi”.
Aktualisht në shkollën 9-vjeçare “Dora D’istria” do të rregullohet vetëm tavani i palestrës ndërsa më pas do të inspektohen të gjitha klasat për të dhënë ose jo garancinë për të zhvilluar mësimin në këto ambiente. Në këtë shkollë shkojnë çdo ditë për të mësuar rreth 907 nxënës.
0x323031312d30342d3131 Blerina Kazaferi.jpg 9:28)”