Deklarate Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI

Deklarate Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI

Deklarate Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI z.Petrit Vasili Deklaratat e djeshme të Kryeministrit Berisha dhe Kryetarit të grupit parlamentar Topi për kryerjen e zgjedhjeve pa opozitën dhe mosndryshimin e Kushtetutës kanë rifutur vendin sërish në udhëkryqin e rrezikshëm të arbitraritetit dhe autoritarizmit duke dëshmuar vullnetin e maxhorancës për kryerjen e zgjedhjeve tërësisht të manipuluara dhe të vjedhura.

Rikthimi i qartë në llogoret e 28 Korrikut të këtij viti kur PD i vodhi në mënyrë të dhunshme në shkelje të plotë të Kushtetutes dhe ligjit anëtarin e KQZ opozitës tregon qartë se ashtu siç LSI ka denoncuar edhe më parë nënëshkrimi i marrëveshjes që thjesht dhe vetëm një veprim hiprokrit për të shtyrë disa jave krizën e thellë politike ku maxhoranca kishte hyrë.

Bllokimi total i komisionit të Reformës Zgjedhore mosrealizimi i asnjë pikë të marrëveshjes së gushtit dhe skandali i certifikatave janë prova shumë të rënda të njëpasnjëshme që tregojnë se maxhoranca aktuale nuk ka asnjë dëshirë të realizojë standartet e detyrueshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Deklarimet e djeshme të z.Berisha për mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën janë deklarime që nuk kanë asgjë të përbashkët me aspiratën e Shqipërisë për integrim në familjen europiane dhe janë shprehje të remineshencave obsesive të Berishës për të riinstaluar diktaturen e viteve 1992-97.
LSI duke vlerësuar kritike situatën e krijuar dhe rrezikimin e plotë të mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme vendore kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të komisionit të Reformës Zgjedhore të mbajtur peng nga mazhoranca dhe ndërmarjen urgjente të të gjitha hapave ligjore për ndryshimin e e Kushtetutës që i hapin rrugë një Reformë Zgjedhore që garanton standartet e njohura për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Për realizimin  e një Reforme Zgjedhore që garanton standartet e kërkuara LSI dhe opozita e bashkuar nuk do të hezitojë që të aktivizojë të gjithë mekanizmat e shumtë të presionit demokratik brenda dhe jashte vendit fuqinë e të cilëve mazhoranca aktuale e njeh mirë për të mos i lejuar Berishës dhe “mazhorancës minorancë” të përjashtojnë shumicën e shqiptarëve nga e drejta për të votuar të tij nga frika e humbjes se paralmeruar.
       
  0x323030362d31302d3036 14:38)