14 Feb Deklarate mbajtur Mbajtur nga Brizida Gjikondi Zëdhënëse Politike për Drejtësinë dhe Anëtare e Kryesisë e LSI.
Deklarate mbajtur Mbajtur nga Brizida Gjikondi Zëdhënëse Politike për Drejtësinë dhe Anëtare e Kryesisë e LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim dënon demagogjinë e Kryeministrit Berisha për cështjen e legalizimeve dhe mbajtjen peng të këtij procesi vetëm për qëllime elektorale
——————————————
Lëvizja Socialiste për Integrim në vazhdimësi ka qënë e interesuar për zgjidhjen e njërit prej problemeve social më të mprehtë atë të legalizimit të ndërtimeve.
Me keqardhje konstatojmë se si shumë prej premtimeve elektorale të bëra nga Kryeministri Berisha në Korrik 2005 edhe premtimi që ka të bëjë me legalizimin e ndertimeve informale rezulton një mashtrim i madh për qëllime po elektorale. Konkretisht:
Në bazë të ligjit "Të legalizimit urbanizimit dhe integrimit të ndërtimeve pa leje" në datë 15 Nëntor duhet te kishte përfunduar verifikimi në terren i ndërtimeve pa leje dhe jo thjesht dorëzimi i formularëve të vetdeklarimit.
Për të bërë të mundur verifikimin e të gjithë objekteve informale duhej që pranë të gjithë njësive vendore të ishin ngritur prej kohësh Grupet e Verifikimit por për të ngritur këto grupe të përbëra nga Inxhinier Ndërtimi Arkitekt Topograf etj duhej që Qeveria Berisha të kish alokuar prej kohësh buxhet të mjaftueshëm dhe një strategji të detajuar për cdo njësi vendore për të bërë të mundur realizimin e këtij procesi.
Në Buxhetin e 2006-ës nuk kishte asnjë fond për Bashkitë dhe Komunat për të bërë të mundur që pikërisht në 15 Nëntor të kish mbaruar procesi i verifikimit në terren i të gjithë ndërtimeve pa leje gjithashtu edhe në buxhetin e 2007-ës përvec pagave mujore të Aluiznit nuk ka asnjë fond tjetër të planifikuar për të financuar realizimin e këtij procesi.
Gjithashtu mosrealizimi i fotografimit ajror sipas ligjit ka bërë që të mos evidentohej gjëndja faktike e ndërtimeve informale duke nxitur kështu një fushatë të re ndërtimesh pa leje që shkatërrojnë më tej urbanistikën nxisin konfliktet ndërmjet subjekteve private si dhe vështirsojnë pa limit procesin e identifikimit dhe legalizimit të ndërtimeve.
Pjesë e kësaj farse është edhe Policia Ndërtimore e cila edhe pse vazhdimisht është vënë në dijeni për fluksin e madh të ndërtimeve pa leje që kanë përfshirë mbarë vëndin "me dashje" nuk ka ushtruar funksionet e saj për parandalimin e tyre.
Lëvizja Socialiste për Integrim dënon demagogjinë e Kryeministrit Berisha për cështjen e legalizimeve dhe mbajtjen peng të këtij procesi vetëm për qëllime elektorale. 0x323030362d31312d3134 15:0)